Zv/ministri i Shëndetësisë, Ivanaj: Nuk ka epidemi virale në vend

Statistikat e Institutit të shëndetit publik tregojnë për prag epidemie
Shqipëria nuk është prekur nga epidemia e gripit. Siguria vjen nga zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, sipas të cilit, ndonëse rastet e paraqitura në spitale me simptoma gripale janë rritur ditët e fundit, strukturat shëndetësore përjashtojnë mundësinë e një epidemie gripi. Kështu, Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë "zërat" dhe frikën se vendi ynë është në fazën e një epidemie gripale. Ndërkaq, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, rreth 9 mijë raste në javë paraqiten në spitale me këto simptoma, por që sipas mjekëve, janë të natyrshme në këtë sezon. "Që të kemi një epidemi, duhet që java pasardhëse të ketë dyfishim të rasteve, krahasuar me atë paraardhëse", sqaroi zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Ndërsa duke evidentuar faktin se aktualisht ka probleme të sëmundjeve infektive, Ivanaj shpjegoi se "sipas të dhënave, kemi rritje të numrit të rasteve të prekura nga infeksionet virale, për të cilat mendojmë se janë viruset e gripit, pasi të dhënat e para flasin për këtë". Sipas tij, të dhënat tregojnë se kjo rritje është në të njëjtin trend sikurse dhe vitet e kaluara. Nga ana tjetër, sipas statistikave nga ISHP-ja, jemi në atë që quhet "prag epidemie", por infeksionet gripale janë sezonale dhe nuk janë jashtë sezonit. Viroza e stinës, që ka përfshirë vendin, po shton dita ditës pacientët në spitale. Simptomat e para të kësaj viroze janë dhembje të forta koke, temperaturë e lartë dhe shqetësime gastrointestinale. Por, temperatura është një nga shenjat kryesore të kësaj viroze, kryesisht 39 gradë Celsius. Ka raste kur ka edhe probleme pulmonare, që zakonisht në punën e përditshme mjekët mes tyre e deshifrojnë si një lloj astme, megjithëse ka ndryshim nga kjo patologji. Viroza shoqërohet me të vjella, kryesisht shqetësime gastrointestinale, rrufë, pacienti ka kollë të thatë, lotim të syve, por mbi të gjitha temperaturë shumë të lartë. Disa nga këshillat që japin mjekët gjatë këtyre ditëve të ftohta është qëndrimi në ambient të ngrohtë, ajrosja, konsumimi i lëngjeve dhe frutave me vitamina. E këshillueshme është banja me ujë të ngrohtë, me temperaturën e trupit.
Gatishmëria
Zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj garantoi ndërkohë, se edhe pse nuk kemi të bëjmë me një epidemi gripale, strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe po monitorojnë çdo ditë situatën. Por zv/ministri i Shëndetësisë nuk ka harruar të konsiderojë se të rëndësishme nevojën për edukimin e pacientëve, si faktor që mund të shmangë problemet lidhur me infeksionet gripale. Sipas tij, ky problem është bërë pjesë edhe e reformës që po ndërmerret në sektorin e shëndetësisë. "Këtë çështje shumë të rëndësishme shpresojmë që t'a rregullojmë së shpejti me hapat që po marrim për reformimin e sistemit shëndetësor, ku përfshihet dhe edukimi i pacientëve mbi çështjet e infeksioneve virale, kur duhet shkuar në spital", shtoi ndër të tjera Ivanaj, duke cilësuar se "duhet ta edukojmë siç duhet prindin për kujdesin ndaj fëmijës". Ivanaj vlerësoi se për këtë qëllim, në botë janë organizuar ëeb-site informuese mbi atë që quhet "automjekim".
Email This Klikime: 10