Torah-u hebraik që i shpëtoi Aushvicit
Është rrëfenja e një prej sektorëve të barakave të qytetit polak Osviecim, ku u fsheh nën tokë pjesa më e madhe e rulit të shenjtë përpara se aty të vinin këmbë gjermanët, të cilët e quajtën më pas qytetin Aushvic. Është rrëfenja e të burgosurve hebrenj, të cilët fshehën pjesën tjetër të librit të shenjtë, katër panele të ruajtur me kujdes të pabesueshëm, brenda ambienteve të kampit famëkeq.
Është rrëfenja e një prifti katolik polak, të cilit ia besuan panelet përpara se të përfundonin brenda dhomave të gazit. Është rrëfenja e një rabini të ditëve tona, i cili i ra zonës kryq e tërthor, me një pajisje për gjetjen e metaleve. Dhe së fundmi është rrëfenja e dalit 13-vjeçar të rabinit, i cili bëri të mundur zbulimin e rulit të shenjtë.
Ky Torah, më shumë se gjithçka tjetër, "është simbol i mrekullueshëm i rilindjes sonë", thotë Piter Rubinshtein, rabin në Sinagogën Qendrore të Nju Jorkut. "Duke qenë se ka ndenjur për një kohë të gjatë brenda kampit përmbledh brenda vetes horronin e Holokaustit, gjë që i jep domethënie të veçantë mbijetesës hebraike".
Sot Torah-u i restauruar po shfaqet në sytë e njerëzve për nder të Ditës së Kujtesës së Holokaustit, e cila mbahet prej 20 vjetësh në Sinagogën Qendrore të Nju Jorkut, në bashkëpunim me Kishën Luteriane të Shën Pjetrit. Kryekleriku i kësaj kishe, pastori Amandus Xh. Derr, tha se përveç Pashkëve, Dita e Kujtesës së Holokaustit "është një prej ceremonive më të rëndësishme që zhvillon çdo vit".
Torah-u nga Aushvici "është një copëz shumë e prekshme e asaj kujtese - e asaj që disa njerëz që besonin te Krishti bënë për t‘u ardhur në ndihmë disa të tjerëve që nuk i përkisnin besimit të tyre, por qenë hebrenj", tha kleriku, duke shtuar se "sjellja në kujtesë e atij makthi na tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi që të mos përsëritet".
Një rul Torah përmbledh pesë librat e Moisiut, ndërkohë që klerikët hebrenj lexojnë një pjesë të tij gjatë çdo ceremonie fetare. Hebrenjtë janë përpjekur që të gjejnë dhe të riparojnë të gjithë Torah-ët e humbur gjatë Holokaustit. Përpjekjet janë shtrirë në çdo kënd të globit, me qëllim kthimin e tyre nëpër sinagoga.
Ky Torah mbeti i fshehur për më shumë se 60 vjet, i varrosur aty deri në çastin kur rabini Menaçem Julus, i cili është në krye të fondacionit "Shpëtoni një Torah", arriti ta zbulonte pas tetë vjet kërkimesh. Rabini tha se fondacioni i tij gjatë dy dekadave të fundit ia ka dalë të zbulojë dhe të restaurojë më shumë se njëmijë Torah-ë, një proces shumë i vështirë dhe i kushtueshëm.
Kishte dëgjuar një rrëfenjë nga të burgosurit e Aushvicit: tre net përpara mbërritjes së nazistëve, një prej klerikëve të sinagogës i kishte futur rulet e Torah-ut në një kuti metalike dhe i kishte fshehur nën tokë. E dinte mirë se gjermanët qenë të interesuar për shkatërrimin e judaizmit, po aq sa edhe për zhdukjen fizike të hebrenjve.
Por të mbijetuarit që i kishin rrëfyer ekzistencën e librit të shenjtë nuk dinin të përcaktonin me saktësi vendin ku qe varrosur. Të tjerë të interesuar për gjetjen e Torah-ut kishin dështuar gjatë përpjekjeve të shumta.
"Duke u bazuar tek ato që dimë nga lufta, ndjeja se vendi i fundit ku nazistët do të kërkonin qe varreza", tha Rabini Julius të martën, në një interviste telefonike për të përditshmen amerikane "New York Times", duke zënë në gojë edhe udhëtimin e tij në Aushvic në fund të vitit 2000, në kërkim të Torah-ut të humbur. "Kështu, vendi i parë ku kërkova qe varreza".
Gjatë kërkimeve përdori një metal detektor, pasi bëhej fjalë për një kuti metalike në mes të arkivoleve të bëra me dru, sipas traditës hebraike të varrimit. Detektori elektronik nuk lëshoi asnjë tingull. "Asgjë", tregoi rabini. "Ishte diçka shumë zhgënjyese dhe shkurajuese".
U kthye në shtëpi në Merilend të Amerikës. Një prej bijve, Jtçaku, 13-vjeçar, e pyet nëse përmasat e varrezës qenë të njëjta me ato të vitit 1939. Iu futën kërkimeve dhe zbuluan se varreza e sotme qe shumë më e vogël nga ç‘kishte qenë dikur.
Rabini Julius u kthye përsëri te po ajo varrezë në vitin 2004. Kësaj here detektori lëshoi tingullin tipik teksa kaloi pranë një shtëpie të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Gërmoi pranë shtëpisë dhe shpejt gjeti kutinë metalike. Por pasi e hapi, zbuloi se një pjesë e tij mungonte. "Mungonin katër panele", thotë. "Pyesja veten përse qe varrosur një libër ku mungonin katër panele? Isha i bindur se katër panelet kishin një histori më vete".
Dhe kjo rezultoi më se e vërtetë në çastin kur publikoi në një gazetë lokale njoftimin ku "i kërkohej të gjithëve në se kishin dijeni mbi një rul me shkronja hebraike".
"Në njoftim shtova se do të paguaja shumë mirë", tregoi rabini. "Përgjigja mbërriti një ditë më pas nga një prift katolik. Më tha se e dinte shumë mirë që po kërkoja katër panele të një Torah-u. Nuk u besoja dot veshëve".
Krahasoi germat e radhitjen e faqeve dhe pagoi menjëherë priftin - nuk tregon shifrën e parave. "Prifti më tregoi se panelet e Torah-ut qenë futur në Aushvic nga katër njerëz", shpjegon Julius. "Mendoj se mbaheshin në fshehtësi".
Prifti, me origjinë hebraike, ishte edhe vetë një i mbijetuar i Holokaustit. I tregoi rabinit se njerëzit që i mbanin katër panelet ia kishin dhënë përpara se të ekzekutoheshin.
"I kishte mbajtur që të katërta panelet deri në çastin kur nxora njoftimin në gazetë", shpjegon Rabini. "Me të lexuar njoftimin kishte kuptuar se pjesën tjetër të librit të shenjtë e kisha unë" (Rabini Julius tregon se prifti në fjalë ka vdekur gjatë këtyre viteve të fundit).
Vazhdoi duke treguar se Torah-u qe dëmtuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe se kërkonte riparime të shumta, proces në të cilin Fondacioni që kryeson është mjaft i specializuar.
"Është vërtet rasti për të ngritur sytë nga qielli dhe për të thënë qesh mirë kush qesh i fundit", tha rabini. "Nazistët vërtet menduan se i kishin fshirë hebrenjtë dhe judaizmin nga faqja e dheut, por ja tek është një simbol i shpresës dhe i mbijetesës. Dhe do ta shpiem edhe në Aushvic. Për këtë të jini të sigurt".