E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Tirana-Dinamo, FSHF-ja pezullon për një vit trajnerin Tafaj

Komisioni i disiplinës në FSHF në mbledhejen e sotme ka marrë vendim për pezullimin për për një vit trajnerin e Tiranës Alban Tafaj, pezullimin për 8 ndeshje të lojtarit të Tiranës Devi Muka.
Gjithashtu FSHF-ja ka vendosur për ekipin e Tiranës edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh si dhe 4 ndeshje do të luhen pa tifoz. Vendimi i Komisionit disiplinor në Federatën Shqiptare të Futbollit vjen pas incidentit të ndodhur në derbin kryeqytetas mes Tiranës dhe Dinamos ku lojtarët e të dyja skuadrave u përleshën pak minuta pasi përfundoi ndeshja.
Ndërkohë në lidhje me vendimin ka reaguar edhe presidenti i ekipit të Tiranës i cili njoftoi se nesër do të mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme dhe do të merren vendime të rëndësishme për skuadrën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›