Interi? I fortë, por jo më i miri
Murinjo:
Interi kampion Europe? “Një grup fantastik, edhe në nivelin human, por nuk ishte skuadra më e fortë dhe për këtë ishte i detyruar të punonte sa dyfishi i të tjerëve”. Këto fjalë i thotë Zhoze Murinjo, i cili në një intervistë për “Tvi” kthehet të flasë për ish-skuadrën e tij: “Ishin lojtarë me tituj të shumtë mbi shpatulla, por disa prej tyre nuk kishin shkuar kurrë më në një çerekfinale”, shpjegon portugezi, i cili shton: “Jam në Madrid, sepse më pëlqejnë sfidat”. “I veçanti” ka lënë të nënkuptohet se zgjedhja për të braktisur klubin e Moratit varej nga dëshira për të pasur stimuj të rinj. “Presionet më kanë pëlqyer gjithmonë, prandaj kjo te Reali është një sfidë që i përmbush dëshirat e mia”.
#