Zyrtare, rritet ekonomia ne masen 2 % Rozeta Rapushi
Rritet ekonomia me 2 per qind. Instituti i Statistikave (INSTAT), publikoi dje te dhenat per tre mujorin e pare te vitit, duke percaktuar nje rritje prej 2 per qind te ekonomise ne vend. Sipas ketij instituti, ne tre mujorin e pare te vitit, u rrit me 2% ekonomia, krahasuar kjo me tre mujorin e pare te vitit 2009. Ndersa ne krahasim me tre mujorin e fundit po te vitit 2009, rritja eshte 1.8%. Nga te dhenat zyrtare, rezulton se deget qe kane pasur me shume rritje, kane qene industria, transporti dhe tregtia. Te perkthyera ne shifra, ne industri percaktohet nje rritje me 27.5%, ne transport 11.4 % dhe ne tregti, nje rritje prej 4.8%, gjithnje ne krahasim me tre muajt e pare te vitit te kaluar. Nderkohe qe dega qe u paraqit me renie ne kete tremujor 2010, eshte ndertimi, qe shenoi nje renie prej 21.1% krahasuar me vitin 2009. Per sa i perket sektorit me rritje me te madhe, eshte ai ne industri, qe ndonese rritjen me tremujorin e pare te vitit te kaluar e ka 27.5%, me tre mujorin e fundit te vitit te shkuar, ka nje rritje prej 19.9%. Rritje kjo shume e konsiderueshme. Per sa i perket deges se bujqesise, edhe ne kete sektor ka nje rritje prej 2.3% ne krahasim me vitin e shkuar. Sipas INSTAT, publikimi i te dhenave per cdo tre muaj, kane si objektiv kryesor, dhenien e informacioneve sa me koherente ne lidhje me ekonomine ne vend dhe ecurine e saj. Te ndare ne sektore te posacem, sipas INSTAT, ndertimi ne tre mujorin e pare te ketij viti, eshte sektori qe pesoi renin me te madhe ne krahasim me vitin e kaluar. Ndersa grupi i tregtise, hoteleve dhe restoranteve, llogaritet se ka nje rritje prej 4.8% dhe transporti me 11.4%. “Te dhenat, japin informacionin e pare te disponueshem per tre mujorin e pare te vitit 2010, ne lidhje me PBB-ne tremujore, te shprehur ne terma volumi te zhveshura nga efektet sezonale. Statistikat per periudhen ne te cilen po referohemi, jane te bazuara ne informacionin e mbledhur deri ne muajin qershor te vitit 2010, dhe jane subjekti revizionimeve te mevonshme me permiresimin e informacionit ne te ardhmen”, thekson INSTAT. Sipas saj, per vleresimin e PBB-se, tremujore eshte perdorur nje metode indirekte. Konsiderohet si nje metode indirekte, sepse te dhenat tremujore qe disponohen, perdoren per te prodhuar vleren e shtuar tremujore, duke u bazuar ne raportet qe zene keta indikatore. Kjo metode bazohet ne supozimin se per periudhen ne te cilin po analizojme, raporti midis vleres se shtuar dhe prodhimit, eshte konstant.
Ndertimi, renie drastike kete vit
Sektori i cili ka pesuar nje renie te ndjeshme gjate ketij viti, eshte ai i ndertimit. Ne baze te shifrave zyrtare te publikuara diten e djeshme nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rezulton se ne sektorin e ndertimit, jo vetem qe nuk behet fjale per rritje, por ka nje renie prej 21.1 per qind. Nje shifer kjo e krahasuar ne tre mujorin e pare te ketij viti me ate te tre mujorit te pare te vitit te kaluar. Renia ne sektorin e ndertimit, ne kete tre mujor te pare te vitit, eshte me e ulet ne krahasim me tre muajt e fundit te vitit te kaluar, qe kap shifrat ne masen 4.3 per qind.