Zyrtaret amerikane te fushes berthamore po marrin masa per te siguruar uzinat e energjise berthamore ne SHBA
Nderkohe qe Japonia po perballet me krizen e acaruar ne uzinen berthamore te Fukushimes zyrtaret amerikane te fushes berthamore po i pergjigjen thirrjes se Presidentit Barak Obama per te siguruar uzinat e energjise berthamore ne Shtetet e Bashkuara.
eshtja e energjise berthamore po vihet perseri ne fokus ne Shtetet e Bashkuara pas fashitjes se frikes nga aksidenti i vitit 1979 ne uzinen berthamore ne Three Mile Island. Ne propozimin e Presidentit Obama per buxhetin e vitit 2012 perfshihet edhe nje shume prej 36 miliarde dollaresh si hua te garantuara per ndertimin e uzinave berthamore.
Por amerikaneve iu permenden rreziqet javen e kaluar kur nje termet dhe cunami qe e pasoi shkaktuan nje sere ngjarjesh te pakontrolluara ne uzinen berthamore te Fukushimes ne Japoni. Imazhet e shperthimeve zjarret dhe shtellungat e tymit u transmetuan nga kanalet televizive amerikane dhe sollen ngritjen e pyetjeve per sigurine e uzinave berthamore ne Shtetet e Bashkuara.
Me kerkese te Presidentit Obama Komisioni Rregullator Berthamor i Shteteve te Bashkuara NRC njoftoi dje se do te ndermarre nje kontroll te gjithaneshem per sigurine e 104 uzinave berthamore ne Shtetet e Bashkuara. Kryetari i Komisionit Gregori Jazhko u tha gazetareve se Shtetet e Bashkuara do te nxjerrin mesime nga situta ne Japoni.
Ne do te shqyrtojne cfare ka ndodhur ne do te bejme nje studim sistematik dhe metodik te informacionit dhe nese do te na duhet te bejme ndryshime ne programin tone do ti bejme ato.
Eksperti berthamor Piter Bradford parashikoi dje se industria berthamore do te pesoje renie.
NRC-ja nuk mund te perdore burimet qe ka per procesin e nxjerrjes se mesimeve dhe rrjedhimisht do te vazhdoje te miratoje projekte ndertimi si dhe licenca zbatimi sipas planit origjinal te saj.
Bradford ish anetar i Komisionit Rregullator Berthamor amerikan tha se do te duhet nga 12 ne 24 muaj per te perfunduar vleresimin e krizes berthamore ne Japoni. Vetem atehere tha ai do te jene nxjerre mesimet. Robert Alvarez analist i Institutit per Studimin e Politikave shpreh shqetesimin e tij per disa nga uzinat amerikane te energjise berthamore.
Per momentin ne duhet te ngadalesjme veprimtarine ne disa nga reaktoret ne funksionim. Ka reaktore aktive ne zona termetesh qe jane goditur nga termete shkaterrimtare ne te kaluaren shume prej te cileve po shqyrtojne mundesine e rinovimit te licencave operacionale.
Ai diskutoi gjithashtu edhe per raportin e vitit 2004 te Akademise Kombetare te Shkencave ku jane vene ne dukje probleme te mbingarkeses se depozitave te kaburantit dhe metodes se ftohjes se shufrave berthamore ne ujra te thella per te parandaluar emetimin e radioaktivitetit.
Ne Shtetet e Bashkuara depozitat e karburantit jane te mbushura me nje sasi kater here me te madhe se sa kapciteti i projektuar. Ato janc teje te mbushura.
Ne Japoni depozitat e karburantit jane ne qender te vemendjes se punonjesve te emergjencave. Tempraratura e ujit eshte dy here me e larte nga sa duhet te jete ne dy prej gjashte depozitave ndersa shufrat e karburantit ne nje tjeter depozite besohet te jene ekspozuar ne ajer dhe emetojne gaze radioaktive.
Nje raport i publikuar nga Bashkimi i Shkencetareve te Shqetesuar dje thote se NRC ka toleruar probleme te njohura me sigurine duke cuar ne ndodhi shqetesuese ne probleme me pajisjet e siturse dhe mangesi te sigurise ne uzinat berthamore ne gjithe Shtetet e Bashkuara.
Por Kryetari i Komisionit Rregullator Berthamor Gregori Jazhko e siguroi publikun se uzinat berthamore te Shteteve te Bashkuara te cilat ndodhen ne 31 shtete amerikane inspektohet rregullisht per sigurine teknike.
Dua te ve ne dukje dhe te theksoj se ne kemi nje pogram shume te fuqishem nepermjet te cilit ndjekimin sigurine dhe mbrojtjen e objekteve tona berthamore nga minuta ne minute.
Te merkuren sekretari amerikan i Energjise Stiven u tha se administrata Obama vazhdon te mbeshtese zgjerimin e energjise berthamore ne Shtetet e Bashkuara pavaresisht nga kriza ne Japoni.