E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët e akuzuar, Gjykata e Tiranës kalon në sitë 72 dosje



Laureta Rryçi

Tiranë - Këtë herë ata nuk i ka shpëtuar dot as pushtetit që kishin. Kur në duart e tyre kanë ndjerë ftohtësinë e prangave, ndoshta do ta kenë kuptuar se para ligjit, në të vërtetë, jemi të gjithë njësoj. Të paktën kështu ka ndodhur derisa dosja ka përfunduar për gjykim në gjykatë. Më tej asnjëri prej tyre nuk ka pasur të njëjtin fat me gjithë akuzat e përbashkëta që institucioni i akuzës ka ngritur ndaj tyre. Kryesisht një pjesë e madhe e këtyre zyrtarëve janë vënë në provë nga gjyqtarët nëse do të kryejnë apo jo sërish vepër penale. Duke u ndëshkuar në të njëjtën kohë që për një periudhë të caktuar të mos tentojnë të jenë sërish pjesë e administratës shtetërore. Duke u bazuar në statistikat zyrtare të Gjykatës së Tiranës, 72 zyrtarë janë përballur vetëm këtë vit me Drejtësinë. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë jo vetëm emrat e zyrtarëve që po gjykohen nga janari i këtij viti e deri në ditët e sotme, por edhe për ata që u është dashur të përballen me një vendim fajësie për ta.
Më shumë dosje...
Këtë vit kurba e zyrtarëve me akuza për korrupsion ka qenë edhe më e lartë, që u konkludua me arrestimin e zëvendësministrit të Transporteve, Nikolin Jaka. Jo më pak të bujshme kanë qenë dhe dosjet për zyrtarët e tjerë, që hera-herës i përkasin një personi dhe plot herë të tjera ku abuzimi ndëshkohet në grup. Për një pjesë prej tyre gjykata e ka dhënë fjalën e fundit, ndërsa ka dhe nga ata që ende nuk janë njohur me vendimin e Shkallës së Parë.
Mbi ta rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, duke cilësuar më pas edhe në akuza të tjera, sipas shkeljeve që pretendohet se kanë shlyer. Ndërsa deri dje jo vetëm kishin poste të larta në administratë, por shpesh i shikoje të veshur me kostume të shtrenjta, prej kohësh pjesa më e madhe e tyre ka marrë etiketimin “i paraburgosur”, duke qenë pjesë e qelive të paraburgimit. Ndonjëri, tek-tuk, edhe ka pasur pak fat. Duke përfituar nga gjendja shëndetësore ka marrë një masë më të butë sigurie, por jo për t’i larë përgjithmonë hesapet me Drejtësinë.
Shifrat
Duke u bazuar në statistikat që kanë policia dhe gjykata, ky vit do të mbahet mend për arrestimin dhe gjykimin e një numri të madh zyrtarësh për korrupsion apo abuzim me detyrën. Megjithatë, dënimet që janë dhënë për ta tregojnë se jo gjithmonë gjyqtarët tregohen të ashpër me ta, duke i dhënë një mundësi të dytë secilit prej tyre. Mundësi që nuk u jepet asnjëherë personave të tjerë, që nuk e kanë këtë status. Ajo që vihet re në dosjet e këtyre zyrtarëve është pranimi i gjykimit të shkurtuar duke i favorizuar të gjithë ata me uljen e 1/3 e dënimit me burg dhe gjobës.

Dosjet e 72 zyrtarëve në Gjykatën e Tiranës

Fiqiri Pali, Llambi Tarka, Spartak Gjini -Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim dhe korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike
Murat Shehu - Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike
Ilir Dauti - Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Emiljano Kau - Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim
Ilia Papalia - Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Ardian Haruni, Besnik Cingi, Bujar Qinami, Gjon Krroqi, Kushtrim Spaho, Tufik Turja, Zhuljeta Vukatana - Falsifikim të dokumenteve, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender
Arjan Sheti, Bashkim Kamberi, Ilirjan Berzani, Isuf Ukperaj, Nikolin Jaka, Skender Bokçiu, Xhevahir Muçogllava - Shpërdorim detyre
Albert Dybeli - Shkelje e barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike
Gentian Xhafa - Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë
Genc Radovicka - Refuzim, fshehje, deklarim i rremë i pasurive
Erjon Softa - Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Pëllumb Haka - Shpërdorim detyre
Bujar Mema - Shpërdorim detyre
Besnik Sula - Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Arben Pinari - Shpërdorim detyre
Bujar Rreme - Shpërdorim detyre
Daniel Xhemo - Shpërdorim detyre Përfunduar
Vladimir Fejzo - Shpërdorim detyre
Drita Xhengo - Shpërdorim detyre
Blerina Bajollari - Shpërdorim detyre
Artan Zylfo - Shpërdorim detyre
Ardian Haruni - Shpërdorim detyre
Nazmi Shemlliu - Shpërdorim detyre
Genci Samimi - Shpërdorim detyre
Arben Golemi - Shpërdorim detyre
Gjerak Karaiskaj - Shpërdorim detyre
Dhurata Hyka - Shpërdorim detyre
Arjan Sheti - Shpërdorim detyre
Ardian Asa - Shpërdorim detyre
Sali Aliaj - Shpërdorim detyre
Sadije Agolli - Shpërdorim detyre
Ardian Haruni - Shpërdorim detyre
Alfred Sula - Shpërdorim detyre
Arjana Mallkuçi - Shpërdorim detyre
Genci Aliko - Shpërdorim detyre
Aneda Kola - Shpërdorim detyre
Astrit Qerimi - Shpërdorim i detyrës
Vjollca Vata - Shpërdorim të detyrës
Gentian Karruli - Shpërdorim detyre i kryer në bashkëpunim
Daniela Riska - Shpërdorim detyre
Elton Hazizi - Shpërdorim detyre
Irena Trimi - Shpërdorim detyre
Myzafer Zenelaj, Rushit Demo, Sajet Hyseni
- Dhënie e shpërblimit punonjësit shtetëror, falsifikim dokumentesh
Xhemal Haxhaj - Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike (Deklarimin fajtor të të pandehurit, dënimin e tij me 2 vjet burgim dhe 600 000 lekë gjobë.
Agim Rama, Igli Shehu, Prele Beqa - Korrupsion pasiv të personit që ushtron funksione publike, korrupsion aktiv të personit që ushtron funksione publike (Deklarimin fajtor të të pandehurit, dënohet me 2 vjet burgim dhe 500.000 lekë gjobë. Përfundimisht, me 16 muaj burgim dhe 33.333 lekë gjobë. Në bazë të nenit 59 te K. Penal pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi për një periudhë kohe prove prej 2 vjetësh. Si dënim plotësues heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione shtetërore për një periudhë kohore prej 6 muajsh. Deklarimin fajtor për Igli Shehun, dënohet me 16 muaj burgim dhe 33.333 lekë gjobë. Në periudhë prove për dy vjet dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione shtetërore për një periudhë kohore prej 6 muajsh.
Enver Minja, Ilir Shtaro - Korrupsion pasiv të personit që ushtron funksione publike. Vendimi për Enver Minjën dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim dhe për të paguar 400.000 lekë gjobë. I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 2 vjetësh
Arjan Pashaj (1 vit e 4 muaj burgim dhe 333 334 lekë gjobë), Aurel Cenolli (Pafajësi për moskallëzim krimi), Dritan Metani (1 vit e 4 muaj burgim dhe 600.000 lekë gjobë), Flamur (Muli) Mallkuçi (1 vit e 8 muaj burgim dhe 1.000.000 lekë gjobë), Genc Murthi (1 vit e 8 muaj burgim dhe 666.667 lekë gjobë), Klodian Myftari (6 muaj e 20 ditë burgim dhe 200 000 lekë gjobë), Migen Katroshi (1 vit e 4 muaj burgim dhe 333 334 lekë gjobë).
Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike kryer në bashkëpunim. Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

4 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›