E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtaret pa imunitet ndryshon Kushtetuta Rozeta Rapushi

Partia Demokratike dhe aleatet e saj nisin mbledhjen e firmave per te ndryshuar Kushtetuten per heqjen e imunitetit. Dje ne mesdite, mazhoranca nisi punen per te vene ne jete nismen ligjore, e cila eshte nje rekomandim i kerkuar nga Komisioni Europian per t'u plotesuar ne kuader te rruges se Shqiperise ne Bashkimin Europian. Ne nje draft te plote, nje kopje te te cilit e siguron edhe gazeta "Koha Jone", kerkohet ndryshimi i Kushtetutes per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. "Me qellim reformimin e plote te sistemit te imuniteteve te parashikuar ne Kushtetuten e Shqiperise dhe per t'i sjelle ato ne perputhje me standardet nderkombetare ne kete fushe, me qellim rritjen ne nje stad te ri te luftes ndaj korrupsionit dhe percjelljen e mesazhit per konsolidimin e barazise perpara ligjit, si dhe ne zbatim te rekomandimeve nderkombetare dhe detyrimeve ne rrugen e integrimit europian qe ka Republika e Shqiperise, paraqesim kete iniciative ligjvenese per ndryshimin e Kushtetutes ne nenet respektive qe kane te bejne me imunitetin", - shprehen anetaret e koalicionit. Sipas tyre, teksti i amendamenteve te propozuara eshte ai qe kane propozuar Misioni PACA, ne fushen e imunitetit te zyrtareve te larte dhe Misioni EURALIUS ne fushen e imunitetit te gjyqtareve. Deputetet nismetare, mes te cileve Viktor Gumi, Mark Marku, Astrit Bushati etj., shprehin besimin se keto ndryshime do te gjejne mbeshtetjen e plote te Kuvendit te Shqiperise dhe te shoqerise shqiptare ne pergjithesi. Ligjvenesit, propozojne heqjen e imunitetit per anetaret e kabinetit qeveritar. Me konkretisht, ne draft kerkohet shfuqizimi i nenit 103, paragrafi 3 i Kushtetutes, ku thuhet se "Anetaret e Keshillit te Ministrave gezojne imunitetit te deputetit". Me shfuqizimin e kesaj pike, qeveria zhvishet nga imuniteti. Po keshtu, kerkohet te shfuqizohen edhe nenet 61, paragrafi 3 i Kushtetutes, qe i jep Avokatit te Popullit imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte dhe neni 165, paragrafi 2, qe i jep Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, po ashtu imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Ndryshime kerkohen edhe ne ato nene te kushtetutes qe flasin per imunitetin e deputeteve dhe gjyqtareve.

NDRYSHIMET NE KUSHTETUTE

Neni 73 paragrafi 1

Eshte

1. Deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe per votat e dhena prej tij. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes.

Te behet

1. Deputeti nuk mban pergjegjesi penale, civile ose ndonje lloj tjeter pergjegjesie per mendimet e shprehura dhe votat e hedhura ne Kuvend ne ushtrim te detyrave dhe te drejtave te tij si deputet. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes.

Neni 73 paragrafi 2

Eshte

2. Deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kerkohet edhe ne rastin kur ai do te arrestohet.

Te behet

2. Deputeti nuk mund te arrestohet ose te privohet nga liria personale e tij ne ndonje forme, dhe ai nuk mund t'i nenshtrohet kontrollit vetjak ose te shtepise se tij/saj ne qofte se dhe per sa kohe, Kuvendi (ose nje organ i caktuar i tij) kerkon zbatimin e imunitetit te deputetit ndaj ketyre masave. Kuvendi mund ta kerkoje zbatimin e imunitetit vetem me arsyen se po cenohet ndjeshem funksionimi i Kuvendit. Kuvendi duhet te njoftohet menjehere sapo qe nis te ekzekutohet ndonjera nga masat e mesiperme.

Per ceshtjet e parashikuara ne kete paragraf, Kuvendi mund te diskutoje ne seance me dyer te mbyllur per arsye te mbrojtjes se te dhenave, por vendimi merret me votim te hapur."

Neni 126

Eshte

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese nuk mund te ndiqet penalisht pa pelqimin e Gjykates Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.

Te behet

Gjyqtaret i Gjykates Kushtetuese nuk mund te ndiqen civilisht ose penalisht per opinione dhe vendime te nxjerrja ne ushtrim te funksioneve te tyre. Ligji organik i Gjykates Kushtetuese rregullon procedurat per te garantuar pergjegjesine e tyre per shkelje te kryera jashte funksionit te tyre ne kushte te njejta si pergjegjesia e deputeteve. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese nuk mund te arrestohet apo t'i hiqet lira ne cfaredo forme pa autorizimin e vete gjykates, pervecse nese kapet gjate kryerjes ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne kete rast, Prokurori i Pergjithshem ve menjehere ne dijeni Gjykates Kushtetuese qe mund te vendose per heqjen e mases.

Neni 137

Eshte

1. Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te ndiqet penalisht vetem me miratimin e Kuvendit.

2. Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.

3. Gjyqtaret e tjere mund te ndiqen penalisht vetem me miratim te Keshillit te Larte te Drejtesise.

4. Gjyqtari mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Keshillin e Larte te Drejtesise. Ne qofte se Keshilli i Larte i Drejtesise nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.

Te behet

Gjyqtaret nuk mund te ndiqen penalisht ose civilisht per shprehje te perdorura dhe vendime te marra ne ushtrim te funksioneve te tyre gjyqesore, pervecse per krime te paramenduara te parashikuara ne menyre specifike te Kodin Penal.

Gjyqtari nuk mund te arrestohet apo t'i hiqet lira ne cfaredo forme pa autorizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, pervecse nese kapet gjate kryerjes ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne kete rast, Prokurori i Pergjithshem ve menjehere ne dijeni Keshillin e Larte te Drejtesise qe mund te vendose per heqjen e mases."

Te shfuqizohen neni 61 paragrafi 3

3. Avokati i Popullit gezon imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte.

Neni 103 paragrafi 3

3. Anetaret e Keshillit te Ministrave gezojne imunitetin e deputetit.

Neni 165 paragrafi 2

2. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›