Gruaja vdes pasi i shërben Obama-s
SHBA- Një pronare restoranti e cila i shërbeu presidentit amerikan Barack Obama mëngjesin në një ndalesë të fushatës së tij vdiq pak orë më vonë.
70-vjeçarja, Josephine Harris e cila ka në pronësi ‘Ann’s Place’ në Ohoi u dërgua në spital pasi u ankua për lodhje dhe një ndjenjë sikur po shpohej nga gjilpëra.
Ajo hyri në arrest kardiak gjatë rrugës dhe u shpall e vdekur pas disa orësh. Zoti Obama arriti në restorant rreth orës 08:30 teska gruaj vdiq në orën 11:00, ai porositi dy vezë me proshutë dhe një tost.
Ndërkohë që mjekët thanë Josphenie kishte vdekur për shkaqe natyrore ndaj nuk kërkuan autopsi. Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë u shpresh se zoti Obama i telefonoi vajzës së saj për t’i shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij.
‘Ai ishte i nderuar që takoi zonjen Harris këtë mëngjes dhe shpreh të gjithë hidhërimin dhe ngushëllimet për familjarët’- tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë gazeta ‘Akron Beacon’ raportoi se zonja Harris e kishte përqafuar zotin Obama kur e kishte takuar në restorant. ‘Unë jam e sigurt se ky ishte gëzimi kulmor i saj. Ajo e donte Obama-n’- tha e motra e të ndjerës, Frankie Adkins.
Dorina Bilbili/IDEA/