Çani, het-trik në fitore

Edgar Çani po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit polak. Sulmuesi shqiptar shënoi tre gola për Polonia Warsawen, e cila fitoi si mysafire e Lechia Gdanskut me rezultat 1:3.
Ish-sulmuesi i disa skuadrave italiane që prej huazimit nga Palermo gjatë verës së këtij viti, ka arritur të realizojë plot tetë gola.
Me ketë fitore, Polonia Warsawa u ngjit në vendin e tretë të renditjes tabelore me 28 pikë, tri më pak se kryesuesja Slask që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.