ǒdo të ndodhë me Obamën më 2012? A do të zhvillohet dueli Obama-Cuomo?
Nëse nuk do të jetë Biden, kush do të jetë, vallë?
Nga Uilliam Kristol (Weekly Standard)
A do të zëvendësohet presidenti aktual Obama prej Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 2012? Më ka shkuar në mendje si një mundësi reale. Biden ka qenë mjaft i dobishëm për përvojën e tij si sfidues i Obamës më 2008, por, hë për hë, nuk është angazhuar në mbajtjen e postit të Obamës më 2012, duke patur parasysh që një fytyrë e re, e freskët mund t’i shtonte pak energji dhe vrull përpjekjes për t’u rizgjedhur
Biden – Obama/Ishin të shumtë ata, të cilët duke filluar që nga Shtëpia e Bardhë deri te partia, kërkonin që Dan Quayle më 1992 të largohej njëherë e mirë nga skena politike. Kjo gjë në fakt është më e lehtë të bëhet në praktikë sesa në teori. Por, sekretarja e shtetit Hillary Clinton shpalli pak ditë më parë se do të largohej në fund të 2012, duke i lënë hapësirë të lirë Obamës. Obama mund të deklarojë se do të caktojë Biden për të korrur fitore e për të zënë vendin e Hillary Clinton, si sekretar shteti gjatë mandatit të tij të dytë. Kështu, do të bëhej më e vështirë për Biden dhe aleatët e tij, që të luftonin në prapaskenë. Ai mbase mund të preferojë të jetë sekretar shteti, duke parë interesin e tij për politikën e jashtme dhe duke qenë se mund të bëhet një zyrë më e fuqishme gjatë mandatit të ri, sesa t’i shmangej postit si zëvendës president (si në rastin e Kondoleza Rajs me Dick Cheney). Atëherë, kush mund t’ia zërë vendin Bidenit? Fred Dicker ka arsyetuar në një artikull të shkruar kohët e fundit se “mund të bëhet guvernatori i Nju Jorkut Andre Cuomo. Më pas ai thekson se mund të jetë edhe ish kryetari i bashkisë së San Franciskos Willie Brown. Brown është një emër i madh, një guvernator i shkëlqyer, një demokrat që e trajton si problem të rëndësishëm rrogën e të punësuarve shtetërorë dhe pensionet. Plus kësaj, ka një pamje të pranueshme”.
Rasti i Cuomos, një guvernator i reformave, i cili në dukje qeveris në mënyrë mjaft të suksesshme, nuk është keq. Nëse ky do të jetë trashëgimtari i supozuar, do të jetë e vështirë për Hillary Clinton të hyjë në garë më 2016 – diçka që në fakt nuk ka për ta shqetësuar stafin e Obamës. Nuk ka shumë alternativa. Cuomo është ai që mund të ndihmojë me gjithë forcën për Floridën është i ri dhe ka një histori personale të lavdërueshme është energjik dhe një sulmues efektiv i republikanëve, të cilët më pas mund ta lejojnë Obamën për t’u rizgjedhur president dhe ka për të qenë përkrahja e Obamës, për të mobilizuar gratë kundër republikanëve.
A nuk është edhe Debbie Wasserman Schultz një zgjedhje më logjike si zëvendëspresident, sesa Joe Biden apo Andrew Cuomo?
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Përktheu Rudina Dahri