Shfuqizohen rezultatet pozitive të llotarisë amerikane
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen e saj zyrtare njoftimin se janë anulluar në të gjithë botën rezultatet e procesit të përzgjedhjes së personave që kanë fituar llotarinë amerikane. Rezultatet e shpallura m par n faqen e internetit t Kontrollit t Statusit t Aplikimit (Entry Status Check - ESC) t Departamentit t Shtetit, dvlottery.state.gov, jan shpallur gabim dhe tani jan t pavlefshme. Rezultatet ishin jo t vlefshme sepse ato nuk prezantonin nj przgjedhje t drejt dhe t rastsishme t aplikuesve, siç krkohet nga ligji Amerikan. Kjo nnkupton q ne kemi shfuqizuar t gjitha njoftimet q informonin aplikuesit se ata ishin przgjedhur pr shqyrtim t mtejshm n programin DV-2012; nse ju keni marr nj njoftim t till nprmjet ESC-s n dvlottery.state.gov, ai njoftim nuk sht m i vlefshm- bëhet e ditur nga ambasada e SHBA. Ndërkohë do të fillojë një proces i ri përzgjedhjeje i cili do të bazohet në të dhënat fillestare që janë dhënë gjatë muajit tetor të vitit të kaluar. Bëhet e ditur se aplikantët do të përdorin të njëjtin numër aplikimi dhe rezultatet do të mund ti kontrollojnë në të njëjtën adresë pas datës 15 korrik. Deklarata e ambasadës përfundon duke i kërkuar ndjesë qytetarëve shqiptarë aplikantë për situatën e krijuar.