Rregullat e reja për provimet e Maturës Shtetërore dhe të Lirimit
Blerta Mrishaj
Zyrtare
Prej disa ditësh, në shkollat e mesme të vendit, drejtoritë arsimore kanë zhvilluar disa testime, modelet e të cilave i përngjajnë testit të maturave të mëparshme, si një lloj përgatitjeje për testin final. Nga ana tjetër, edhe nxënësit e klasave të 9-ta janë ushtruar me tezat e mëparshme të provimeve
Provimet e Lirimit për klasën IX:
Gjuhë Shqipe 17.6.2011
Matematikë 23.6.2011
Provimet e Lirimit, sesioni i dytë për nxënësit mbetës:
Gjuhë Shqipe dhe Lexim Letrar 26.8.2011
Matematikë 29.8.2011
Datat e provimeve të Maturës Shtetërore:
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 1.6.2011
Matematikë 15.6 .2011
Provimet me Zgjedhje (Z1 & Z2) 30.6.2011
Shkollat profesionale:
Periudha e provimeve përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e
parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare është 26 30 maj 2011
Shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin:
Gjuha dhe Letërsia Greke 28 maj 2011
Në seksionet dygjuhëshe:
Gjuhë e Huaj 28 maj 2011
Në shkollat e mesme artistike dhe sportive:
Formimi Teorik-Praktik Profesional 26 maj 2011
Në Shkollat e Mesme Teknike Ekonomike dhe Teknike - Profesionale 5-vjeçare dhe 3+2
Formimi Teorik-Praktik Profesional 26 maj 2011
Lista e lëndëve të provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2011 janë:
Fizikë
Kimi
Biologji
Histori
Gjeografi
Njohuri për Shoqërinë
Njohuri për ekonominë dhe Filozofi
Gjuhë angleze
Gjuhë frënge
Gjuhë italiane
Gjuhë gjermane
Gjuhë spanjolle
Histori muzike
Harmoni
Histori Arti
Anatomi
Histori baleti
Qendrat e korrigjimit të provimeve:
Në Tiranë, në godinën e shkollës Sabaudin Gabrani, qendra nr. 1
Në Tiranë, në godinën e shkollës Sabaudin Gabrani, qendra nr. 2
Në Elbasan, në godinën e shkollës Qemal Stafa
Në Shkodër, në godinën e shkollës Jordan Misja
Në Fier, në godinën e shkollës Naim Frashëri
Në Korçë, në godinën e shkollës Sevasti Qiriazi
Në javët e fundit të shkollës për sistemin parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka publikuar dje zyrtarisht udhëzimet e ministrit z. Myqerem Tafaj për rregullat e reja për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore dhe të Lirimit. Në udhëzim, ministria sqaron oraret e zhvillimit dhe kohëzgjatjes së provimeve, mënyrën si do mbikëqyren sallat, grupet hartuese të tezave si dhe qendrat e korrigjimit.
Përgatitja
Maturantët dhe nxënësit e klasës së nëntë më shumë se kurrë këto ditë ndihen të tensionuar para zhvillimit të provimeve. Prej disa ditësh në shkollat e mesme të vendit drejtoritë arsimore kanë zhvilluar disa testime, modelet e të cilave përngjajnë testit të maturave të mëparshme, si një lloj përgatitje për testin final. Nga ana tjetër edhe nxënësit e klasave të 9-ta, janë ushtruar me tezat e mëparshme të provimeve. Deri në fund të muajit maj, procesi mësimor do vijojë normalisht dhe nga 26 -30 maj, shkollat e mesme të vendit, sipas profilizimeve mbyllin zyrtarisht vitin akademik. Duke iu nënshtruar kështu të parit provim të maturës shtetërore, lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsi më 1 qershor, më 15 qershor matematikës dhe provimet me zgjedhje në 30 qershor. Po kështu edhe për shkollat nëntëvjeçare mësimi mbyllet në fund të muajit maj, ndërsa provimet e lirimit mbahen përkatësisht Gjuha Shqipe me 15 qershor dhe Matematika me 23 qershor.
Provimet e Lirimit
Për provimet e Lirimit, Ministria e Arsimit në udhëzimin e saj të fundit sqaron se fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet Provimi i Lirimit në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë, - thuhet në udhëzim. Ndërsa, për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi të tërhiqet në AKP nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL.
Matura
Provimet e Maturës Shtetërore 2011, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Për provimet e detyruara kohëzgjatja është përcaktuar 2 orë e 30 minuta secila, ndërsa provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë. Për maturantët/kandidatët që do të japin provim të MSh njërën nga lëndët me zgjedhje, koha është 2 orë. Këta maturantë/kandidatë do të fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do ta zhvillojnë atë në mjedise të veçanta.
Testet
Përzgjedhja e testit për secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2011 të kryhet nga specialistë të caktuar prej Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, të cilët emërohen përzgjedhës të testit përfundimtar (PTP) në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluara të AKP. Pas përzgjedhjes së testit, të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga AKP. Lista e punonjësve të AKP-së, të cilët përfshihen në KOEPS për secilën periudhë të përmendur në pikën 2, kreu III i këtij udhëzimi, miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së. Specialistët e lëndëve përkatëse në AKP futen në KOEPS një ditë më pas nga datat e përcaktuara në pikën 2. Ata hartojnë së bashku me PTP skemat e vlerësimit të testeve dhe ndihmojnë më tej proceset e tjera të formatimit, shumëfishimit dhe shpërndarjes së testeve. Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA), Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP) dhe Kulturë-Kontakt të marrin masat e mëposhtme, për lirimin e mjediseve dhe vënien e tyre në dispozicion të AKP-së, gjatë periudhës 24 maj - 1 korrik 2011. Pas zhvillimit të çdo provimi të Maturës Shtetërore 2011, testet e maturantëve/kandidatëve të dërgohen, nën masa të rrepta sigurie, në godinën e shkollës Sabaudin Gabrani Tiranë. AKP-ja kryen inventarizimin dhe shpërndarjen e tyre në qendrat e vlerësimit. Pas çdo provimi të Maturës Shtetërore 2011, në secilën nga 6 qendrat e vlerësimit të funksionojë në mënyrë permanente një grup i administrimit dhe i monitorimit të testeve.