E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesit e “Zumax” i prezantojnë Kryeministrit Berisha projektin për ndërtimin e një porti kontenierësh

Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë “Zumax”, të cilët i kanë paraqitur propozimin e tyre për ndërtimin e një porti kontenierësh, në Tripor të Vlorës.

Pasi është njohur me këtë projekt, Kryeministri Berisha u ka theksuar përfaqësuesve të kësaj kompanie interesin që ka qeveria shqiptare për të zgjeruar infrastrukturën portuale, e cila së bashku me kompletimin e rrjetit rrugor, që lidh Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit, merr një rëndësi të madhe.

Kryeministri theksoi gjithashtu se, sipas ligjit të koncensioneve, projektet e tyre do të trajtohen në përputhje me procedurat që parashikon ky ligj dhe se qeveria është e interesuar të përshpejtojë kohën e realizimit të këtyre projekteve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›