Kryeministrit Berisha i prezantohet një tjetër projekt në fushën e energjetikës, nga “Global Wood Holding”
Kryeministri Berisha ka pritur sot në mesditë presidentin e kompanisë “Global Wood Holding”, z. Aldo Bonaldi, i cili ka prezantuar një projekt për ndërtimin e një TEC-i me fuqi prej 400 megavat, të një teknologjie të re ekologjike që konsiston në prodhimin e energjisë mbi një lëndë djegëse druri.
Pasi është njohur me këtë projekt, Kryeministri Berisha, duke u prezantuar situatën ekonomike dhe energjetike në Shqipëri si dhe investimet e shumta që janë prezantuar e filluar nga konkretizimi, u garantoi përfaqësuesve të kësaj kompanie, të kryesuar nga presidenti z. Bonaldi, se projekti i tyre do të vlerësohet e procedohet për zbatimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, konform ligjeve të vendit.