E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia Hamren behet koke turku

Me disfatën 3-2 përballë Anglisë, Suedia i dha lamtumirën e parakohëshme Euro 2012-ës. Në fakt, skandinavët nuk kanë më asnjë shans, edhe pse i pret ndeshja e tretë në Grupin D me Francën.

Edhe pse është përfolur shumë se ecuria e dobët e skuadrës lidhet me polemikat e brendshme, e mbi të gjitha me marrëdhënien e keqe që kapiteni Zlatan Ibrahimoviç ka me pjesën tjetër të skuadrës, trajneri i suedezëve, Erik Hamren ka dalë në mbrojtje të ekipit, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë.

“Nuk prisnim që gjërat të shkonin në këtë mënyrë. Shpresonim që të merrnim rezultate dhe tashmë duhet të ballafaqohemi me të gjitha kritikat. Megjithatë, nëse do të cilësonit dikë përgjegjës për zhgënjimin, atëherë njeriu që po kërkoni jam unë. Nëse doni të varni dikë, më varni mua. Nuk dua të kritikoj emra të veçantë lojtarësh dhe e marr unë përsipër përgjegjësinë për paraqitjen e bërë”.

Euro 2012 konfirmoi edhe vitin e dështuar të Zlatan Ibrahimoviç. Me Milanin sulmuesi u mposht në kampionat nga Juventusi dhe u eliminua në Champions League nga Barcelona. Ndërsa në Kombëtare ai zhgënjeu totalisht, ndërsa më tepër ka përbërë lajm për përplasjet me ish-kapitenin Melberg gjatë Kampionatit Europian.

“Ndaj Anglisë ishte një ndeshje shumë e bukur, ku arritëm të përmbysnim shifrat, por sa keq që nuk arritëm të ruanim avantazhin 2-1. Ishim të pafatë dhe e them me sinqeritet që nuk e meritonim humbjen. Një disfatë e tillë dhe eliminimi nga aktiviteti janë një tragjedi”.

Suedia është eliminuar nga turneu kontinental për të parën herë në histori vetëm pas 180 minutave lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›