E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia përkrah Shqipërinë në procesin e integrimit në BE

Ambasadorja e Çekisë i prezanton Kryetares së Kuvendit prioritetet e Presidencës çeke të BE-së

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, e cila i prezantoi axhendën e prioriteteve të Presidencës së radhës të BE-së nga Republika Çeke, për periudhën 1 janar-30 qershor 2009.
Prioritetet e Çekisë në gjashtëmujorin e presidencës së BE-së do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva e tyre evropiane, bëri të ditur Ambasadorja e Çekisë, Marketa Filkova në takimin e zhvilluar me Kryetarene e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ambasadorja çeke Fialkova, bëri të ditur se, Çekia e mbështet plotësisht politikën e zgjerimi të Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi i saj do të vijojë të përkrahë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi gjatë bisedës se “Askush më mirë se vendet si Çekia, nuk e kupton më mirë historinë e vështirë të vendit tonë dhe aspiratën për integrim në familjen evropiane, pjesë e së cilës ne ndihemi”.
Topalli nënvizoi gjithashtu se Presidenca çeke e BE-së, do të jetë shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një çështje me mjaft rëndësi ishte dhe ajo e liberalizimit të vizave por edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm, jo vetëm në kuadër të BE-së por edhe në marrëdhëniet dypalëshe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›