Çelen 400 vende të reja pune për pedagogë
Plot 400 pedagogë të rinj do t‘i shtohen universiteteve këtë vit akademik. Lajmin e bëri të ditur për "Shqip" zv.ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, e cila saktësoi se është marrë vendimi për punësimin e tyre. "Numri më i madh i pedagogëve i dhënë ndonjëherë për universitetet përmbledh shifrën 400 për të gjitha universitetet publike", u shpreh ajo. Ministria e Arsimit ka miratuar listën sipas kërkesave të universiteteve dhe i ka dërguar për miratim edhe në Ministrinë e Financave. Sipas Gjonajt, Financat pritet të lëvrojnë fondet për pedagogët e rinj, ndërsa shtoi se ky është tashmë një vendim i pakthyeshëm.
Universitetet publike kanë bërë kërkesë disa herë për shtim të stafeve akademike. Rektori Dhori Kule, në një prononcim për gazetën "Shqip" u shpreh se "Universiteti i Tiranës ka nevojë për 200 pedagogë të rinj". Ndërkohë, edhe universitetet e rretheve gjenden në pritje të këtij vendimi, pasi shtimi i studentëve e ka bërë të papërballueshëm zhvillimin e mësimit". Për 12 universitetet publike në Tiranë dhe rrethe, këtë vit MASH-i ka miratuar 400 punonjës të rinj. Të gjithë do të jenë pedagogë, në degët ku universitetet kanë nevojë për staf.
Numri i studentëve të viteve të para është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Po kështu, janë çelur degë të reja, si dhe filiale në rrethe. Të gjitha këto kanë nevojë për staf. Deri më tani universitetet i kanë përballuar me pedagogë të jashtëm, por që ka qenë e pamundur të vazhdohet më tej. Kjo pasi ka një normë që përcakton ligji për personelin e jashtëm të punësuar në universitete. Për shkak të nevojave, pedagogët e jashtëm kanë "përmbytur" të brendshmit, pasi numri i tyre ka qenë dy herë më i madh. Këtë vit pritet që numri më i madh i vendeve të punës të shkojë për Universitetin e Tiranës, që është më i madhi në vend për nga numri i diplomave që lëshon dhe siç dihet edhe nga numri i studentëve. Po kështu, vende të reja pune do të çelen edhe tek Politekniku, Bujqësori, etj.
Gjonaj bën të ditur se ky kontingjent nuk do të merret nga Institutet e Akademisë së Shkencave. Sipas saj, specialistët e instituteve që mund të bëheshin pjesë e stafit akademik, janë rekrutuar tashmë nga universitetet. Ndërsa tani, sapo të miratohet fondi, do të nisë rekrutimi i 400 personave të shkolluar brenda dhe jashtë vendit për të bërë punën e pedagogut në universitetet shtetërore. Për këtë, të interesuarit duhet të aplikojnë pranë universitetit ku mendojnë të punësohen. Pranë rektorateve gjenden formularët, si dhe të dhënat e tjera për vendet e lira të punës. Mësohet se disa prej atyre që do të punësohen kanë shërbyer si staf i jashtëm dhe tashmë me miratimin e fondeve do të bëhen personel i brendshëm i universiteteve. Zv.ministrja Gjonaj shprehet se "universitetet kanë liri ligjore për të punësuar pedagogë dhe për të bërë organizimin e orëve. Sipas saj, me ligjin e ri, struktura akademike duhet të reformohet, kështu që edhe norma mësimore mund të ndryshojë, sipas lëndëve.