Erdogani si shembull
Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i një vendi shumë të afërt me Shqipërinë, jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, kësaj radhe nuk e anuloi vizitën. Nuk ndodhi si ca muaj më parë, kur, për arsye të ndryshme, tha se nuk mund ta realizonte vizitën e parashikuar në Tiranë. Dukej qartë se anulimi i vizitës së shumëpritur ishte një shenjë proteste diplomatike, jo shumë e dukshme, ndaj vonesave në privatizimin e "Albtelekom". Tani që aksionet e kësaj kompanie, në pjesën dërrmuese të tyre, u janë shitur dy firmave turke dhe "Eagle Mobile", gjithashtu turke, ka hyrë në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme, ai erdhi në Tiranë.
Erdogan, një Kryeministër që merret shpesh si shembull për marrëdhëniet e tij me biznesin, nuk erdhi i vetëm. Me vete kish marrë biznesmenë, kreun e Dhomës së tyre, por edhe biznesmenin e njohur Ahmet Çalik, dhuntia e të cilit, sipas medias turke, qëndron në seriozitetin e treguar në biznes dhe futjen e teknologjisë moderne në investimet e tij. Pikërisht Çalik është ai që drejton një konsorcium të madh biznesi, pjesë e të cilit është edhe "Çalik Enerji", kompania që ka blerë "Albtelekomin" dhe që ka aktivizuar "Eagle Mobile", tashmë edhe në Shqipëri.
Përtej buzëqeshjeve të djeshme të kryeministrave Erdogan dhe Berisha, apo telefonatës midis tyre për të përuruar zyrtarisht sinjalin e përuruar të "Eagle Mobile", ajo çfarë dukej më qartë se gjithçka ishte qëllimi i vizitës. Nuk mund të fshihet se Erdogan ndodhej dje në Shqipëri për të mbështetur kompanitë e vendit të tij. Sot për sot, Turqia renditet ndër tre investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Bizneset ku Turqia ka investuar në Shqipëri janë të shumta, në telekomunikacion, hidrokarbure, veshje tekstile, energjetikë etj. Kryeministri i Turqisë është shembulli tipik, gjithsesi jo i vetëm, i qeveritarit që mbështet bashkëkombësit e tij, të cilët i kanë hyrë rrugës së biznesit. Për botën demokratike, është praktikë më se e njohur. Autoritetet shtetërore, qeveritare apo politike e konsiderojnë qëllim më vete të mbrojnë e të lobojnë për komunitetin e biznesit të vendit të tyre.
Ndryshe nga këta qeveritarët tanë, të cilët kanë rastin më të mirë për të mësuar diçka nga homologët e tyre. Të mësojnë se biznesi nuk goditet, nuk sulmohet, nuk gjobitet, por vetëm mbështetet. Ndoshta ne nuk do të ishim kaq larg Evropës, nëse edhe qeveritë tona do të bashkëpunonin me bizneset po kaq mirë sa edhe Turqia, sa edhe Kryeministri i saj. Në të gjitha vizitat e tij jashtë vendit, Erdogan shoqërohet nga elita e biznesit turk. Kjo nuk ndodh për fasadë, apo për të sponsorizuar udhëtimin, por siç e thotë shpesh edhe vetë ai, Turqia nuk është vetëm qeveria, ushtria apo institucionet e tjera, por edhe klasa e sipërmarrësve dhe industrialistëve të vendit. Erdogan ka sjellë klimën perëndimore të partneritetit të të gjitha pjesëve të shoqërisë, që më tej ka sjellë rezultatet e veta të suksesshme; paqen sociale dhe zhvillimin me ritme të larta të ekonomisë.
Analistët ndërkombëtarë theksojnë se çelësi i suksesit të tij është pikërisht vizioni i qartë për një rritje ekonomike, duke shfrytëzuar në mënyrën më efektive të gjitha resurset e vendit. Dhe kjo, falë një partneriteti të ri që klasa aktuale politike turke ka vendosur me biznesin. Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, e gjithë politika e shtetit turk ka si bazë të saj zhvillimin ekonomik, duke lehtësuar klimën e investimeve, duke stimuluar sipërmarrësit vendas, të cilëve qeveria u gjen edhe tregje ndërkombëtare, teksa nuk lë asnjë rast pa shfrytëzuar përmes diplomacisë aktive ekonomike.
Ne, për fat të keq, jemi shumë larg kësaj filozofie!