Tatimet, shteti shtrëngon darët
Qeveria ka konkretizuar në fund dëshirën dhe vullnetin që kishte shprehur kaherë për të shtrënguar darët ndaj biznesit, në kuadër të luftës ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal. Projektligji i ri për procedurat tatimore, që ministri i Financave, Ridvan Bode, prezantoi dje para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave forcon masat ndëshkuese dhe penalitetet, që shteti mund të ndërmarrë ndaj bizneseve, në rast se autoritetet konstatojnë shkelje ligjore, por edhe atëherë kur biznesi ka bërë gabime. Në draftin e paraqitur nga Bode parashikohen rast pas rasti penalitetet që shteti ndërmerr, kur konstaton se një biznes ka fshehur detyrimet apo edhe gabimisht ka paraqitur ndonjë deklarim që nuk përkon me realitetin. Projektligji ndan biznesin e vogël nga ai madh, duke parashikuar dënime të ndryshme për këto kategori.
Gjobat
Vetëm për mosafishim çmimesh, gjoba ndaj një biznesi të vogël shkon në 35 mijë lekë, ndërsa për biznesin e madh 65 mijë lekë. Sanksione parashikohen edhe në rast se biznesi pengon kontrollin apo hetimin tatimor. Për këtë rast gjoba është 100 mijë lekë për biznesin e vogël dhe 1 milion për bizneset e mesme dhe të mëdha. Në rast se një shoqëri lëshon një faturë tatimore të pasaktë, pavarësisht se fatura mund të mos ndikojë në shumën që kjo shoqëri ka për t‘u paguar tatimeve, gjoba është 10 mijë lekë, ndërsa kur kjo faturë ndikon artificialisht në uljen e detyrimit, atëherë paguhet i gjithë detyrimi i fshehur plus 50 për qind e tij si gjobë. Moslëshimi i faturës tatimore dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor të fshehur. Për bizneset që pranojnë pagesa më të mëdha se 300 mijë lekë në rrugë jobankare, gjoba është 10 për qind e shumës së pranuar.
Shkeljet me dokumentet
Drafti i hartuar me asistencën e USAID-it parashikon sanksione të rrepta edhe për ato biznese që paraqesin dokumentacion të rremë te tatimet, ose nuk e paraqesin atë në kohë. Tatimpaguesit që nuk mbajnë regjistrat dhe dokumentacionin sipas këtij ligji, do të penalizohen me 10 mijë lekë për çdo shkelje, në rast se janë biznes i vogël dhe 50 mijë kur janë biznes i madh. Dorëzimi i deklaratave tatimore të pasakta gjobitet me 5 për qind të detyrimit të fshehur, por shifra e gjobës nuk duhet të jetë më e vogël se 10 mijë lekë. Ndërsa, nëse deklarata tatimore nuk paraqitet nga bizneset brenda afateve të parashikuara me ligj, atëherë gjoba është 10 mijë lekë për çdo deklaratë të padorëzuar. Projektligji për procedurat tatimore u kundërshtua fort nga bizneset kur qeveria e shtroi atë për diskutim me grupet e interesit. Njëra nga pikat më të kundërshtuara ishte pikërisht ajo që ka të bëjë me forcimin e sanksioneve dhe penaliteteve ndaj biznesit.