Çelen specializimet te Mjekësia
Mjekët e përgjithshëm do të ulen sërish në bankat e shkollës. Ata garojnë më 14 qershor për të marrë një specialitet në degën e tyre të preferuar. Emrat e fituesve dalin tri ditë pas provimit. Janë 167 kuota pranimi për të gjitha llojet e specializimeve, si: kardiologji, kirurgji, ortopedi, pediatri, obstetri-gjinekologji etj. Zyrtarë të Fakultetit të Mjekësisë, bënë të ditur për "Shqip" të gjithë të dhënat e regjistrimit dhe të konkurrimit për kandidatët. Tre janë kriteret kryesore pa të cilat nuk lejohet pjesëmarrja në konkurs. Mosha, nën 35 vjeç, nota mesatare mbi tetë dhe gjuha e huaj e mbrojtur. Të gjithë ata mjekë që ia njohin vetes këto cilësi mund të dorëzojnë dokumentet e pjesëmarrjes në konkurs deri më datë 4 qershor pranë sekretarisë së Fakultetit të Mjekësisë. Siç mësohet, interesi për specializime është mjaft i madh, pasi ato çelen pas 4 vjetësh ndaj edhe konkurrenca për vendet e lira pritet të jetë shumë e madhe. Për të marrë një specializim konkurrojnë të gjitha ata që kanë një diplomë mjek i përgjithshëm dhe që aktualisht janë në marrëdhënie pune, në poliklinika si mjekë familjeje apo nëpër spitale si mjekë ndihmës.
Autoritetet e fakultetit që kanë përcaktuar rregullat e konkurrimit bëjnë të ditur se provimi do të jetë në formën e testimit, ku mjekët do t‘i përgjigjen me "Po", "Jo" ose "Nuk e di" pyetjeve të testit. Janë plot 70 të tilla dhe për çdo përgjigje të saktë vlerësimi është pikë. Kur përgjigjja jepet gabim zbritet gjysmë pike dhe për përgjigjen nuk e di vlerësimi është 0 pikë. Sipas rregullores që ka nxjerrë fakulteti, konkursi do të jetë si ai i maturantëve, pa telefona, pa kopje dhe pa zhurmë deri në fund të provimit.
Provimi
Hyrja në sallë bëhet në bazë të numrit rendor rritës të listës emërore që shpallet në fakultet pesë ditë para provimit. Sipas rregullores, plotësimi i testit do të kryhet me stilolaps që shpërndahet nga sekretaria, në të kundërt, kandidati skualifikohet. E rëndësishme është që ditën e provimit, kandidati të ketë me vete një mjet identifikimi, si certifikatë ose pasaportë. Ndalohet përdorimi i telefonave celularë apo aparaturave të tjera elektronike, si dhe mjeteve të shtypura si libra, gazeta etj. Provimi zgjat 90 minuta nga shpërndarja e testeve.
Pas hyrjes nëpër salla, kandidati do të marrë në dorë fletën e provimit, e cila shoqërohet me fletën e përgjigjeve. Pikërisht në këtë të fundit shënohen edhe përgjigjet. Krahas numrit të pyetjes, kandidati duhet të vendosë shenjën "x" ose "+" në përgjigjen e saktë. Çdo pyetje ka përbri katër alternativa zgjidhjeje. E fundit është "nuk e di", që nëse e rrethon merr zero pikë. Ndërkohë, vlerësohet me një pikë përgjigjja e saktë dhe penalizohet me -0.5 pikë përgjigjja e gabuar. Vlerësimi bëhet me sistem pikësh maksimumi 1000, 30 për qind të pikëve i ka nota mesatare dhe 70 për qind rezultati i provimit. Kështu, një mjek që ka mbaruar fakultetin me notë mesatare 10 merr automatikisht nga ky provim 300 pikë. Nota mesatare 9 konvertohet në 200 pikë dhe nota mesatare 8 me 100 pikë. Notat me presje dhjetore konvertohen në këtë mënyrë; nota mesatare 8.34 konvertohet në 134 pikë. Ndërkohë, nga testi i konkursit të specializimit mjeku merr maksimalisht 700 pikë nëse janë të gjitha përgjigjet e sakta. Të gjithë ata që kanë ankesa duhet t‘i drejtohen me shkrim dekanit të fakultetit, i cili është edhe autoriteti më i lartë drejtues te Mjekësia. Pas shqyrtimit të ankesave, ai do të shpallë brenda tri ditëve emrat e mjekëve që kanë fituar specializimin. Për sa i përket llojit të specializimit që kandidati fiton është në një farë mënyre lotari. Në rregullore përcaktohet se "pas shpalljes së emrave të fituesve, bëhet zgjedhja sipas rendit zbritës të pikëve. Kjo do të thotë që i pari në listë ka të drejtë të zgjedhë specializimin që dëshiron, më pas i dyti e kështu me radhë. Siç mësohet në Fakultetin e Mjekësisë, pjesa më e madhe e kuotave janë për mjekët me kontratë. Që do të thotë nëse spitali i Kukësit ka bërë kërkesë për një mjek kardiolog, konkurrenti i kësaj zone fiton specializimin dhe lidh kontratë për të punuar minimumi 5 vjet për këtë spital. Nga 167 kuota që janë gjithsej, 136 janë pikërisht të tilla. Burimet saktësojnë se këto janë kuotat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe jepen për të mbuluar nevojat që kanë spitalet për mjekët specialistë.
Regjistrimi
Për t‘u bërë pjesë e garës, mjekët duhet të regjistrohen paraprakisht në fakultetin ku kanë përfunduar studimet, atë të Mjekësisë. Duke iu drejtuar sekretarive, ata do të marrin, deklaratën e konkurrimit, e cila është e gatshme dhe duhet plotësuar në të gjithë zërat e saj. Të domosdoshme për regjistrim janë: dokumenti i identifikimit, si certifikatë me foto e vitit 2008 ose kopje e pasaportës. Fotokopja e diplomës dhe fotokopja e listës së notave, të noterizuara. Por ditën regjistrimit ata duhet të kenë me vete listën e notave origjinale sa për verifikim nga sekretaria, pasi dokument dorëzohet ajo e fotokopjuara. Po kështu, duhet edhe vërtetimi i punës dhe një dëshmi e gjuhës së huaj. Theksojmë se njohja e një gjuhe të huaj si anglisht, italisht, frëngjisht ose gjermanisht është domosdoshmëri për pjesëmarrje në konkurs. Të vlefshme janë dëshmitë e lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Instituti Italian i Kulturës, Aleanca Franceze, Instituti Gote, Testi TOEFL (minimumi 500 pikë), Cambrige, FCE dhe ILTSE.
Kuotat e pranimit
167
Është numri i specializantëve që pranohen këtë vit në të gjitha klinikat e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", Spitalit Ushtarak, spitalit të pneumologjisë dhe spitaleve obstetriko-gjinekologjike
prej tyre:
136
janë kuota kryesore që i fitojnë ata që vijnë me rekomandim nga spitalet e rretheve dhe ato të Tiranës
20
Janë kuota të lira, për të cilat konkurrojnë mes tyre kandidatët e lirë që nuk vijnë nga institucionet e listuara në këtë tabelë
10
Kuota janë për ata që vijnë me rekomandim nga Ministria e Mbrojtjes
1
Kuotë është për kandidatin që propozon Ministria e Drejtësisë
Kriteret
Mosha nën 35 vjeç
Nota mesatare mbi 8-të
Datat
Regjistrimet, 25 prill-4 qershor
Konkursi, më 14 qershor
Dokumentet e regjistrimit
Kërkesë-deklaratë e plotësuar që tërhiqet në fakultet
Dokument identifikimi
Kopje e noterizuar e diplomës bashkë me listën e notave
Kopje e noterizuar e diplomës së njohjes së gjuhës së huaj
Dokument i eksperiencës në punë, minimumi një vit
Vërtetim nëse kandidati vjen nga Ministria e Mbrojtjes ose e Drejtësisë
Mandatpagesë e regjistrimit në konkurs