E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç, gati pas tetë ditësh

Zlatan Ibrahimoviç, që për momentin gjendet në Suedi, ku po kurohet për dëmtimin në gju, beson se mund të jetë gati për të luajtur përpara mbylljes së sezonit. "Mbeten edhe tri ndeshje të tjera për t‘u luajtur në kampionat dhe sipas gjasave dy në Kupën e Italisë. Mendoj se mund të jem gati për të zbritur në fushë pas tetë ditëve, për ndeshjen e 11 majit". Prezenca e sulmuesit të talentuar me Kombëtaren në "Euro 2008" nuk është në dyshim: "Do të jem gati për të luajtur pas pak ditëve dhe gjendje ime fizike është e mirë. Për këtë arsye jam në gjendje që të luaj edhe në aktivitetin kontinental në Austri dhe Zvicër".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›