Ferdinand kërkon shiritin e kapitenit
Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, ka treguar se dëshiron që të bëhet kapiteni i Kombëtares angleze. "Nuk është kurrë një problem të jesh kapiteni i Anglisë. Ky është një nder dhe një privilegj. Por nëse Kapelo nuk më cakton mua, nuk është se do të prish marrëdhëniet e mira që kam me futbollistët e tjerë. Nëse do të duhet të thuhet diçka në dhomat e zhveshjes, unë do ta bëj një gjë të tillë. Unë do të vazhdoj të luaj në 100% të mundësive të mia. Por do t‘ju gënjeja nëse nuk do të thosha se dëshiroj të jem unë kapiteni i rregullt i Kombëtares. Të gjithë lojtarët do ta ëndërronin një gjë të tillë", tha Ferdinand.