Sponsorët braktisin "Fenomenin"
Një prej sponsorëve kryesorë të Ronaldos, kompania telefonike TIM, duket se ka vendosur të ndërpresë kontratën me futbollistin brazilian, si rrjedhojë e skandalit të pak ditëve më parë me tre transeksualë. Lajmi në fjalë është konfirmuar fillimisht nga gazeta braziliane "O Globo", e më pas edhe nga televizioni "Sport Tv" dhe faqja e internetit "Globoesporte". Sipas mediave braziliane, kompania telefonike ka shfrytëzuar një klauzolë të kontratës, në bazë të së cilës është i mundur të anulohet akordi në eventualitetin e ngjarjeve që mund të krijojnë një imazh negativ të kompanisë që sponsorizon "Fenomenin". Për më tepër, TIM ka anuluar kontratën dhe nuk është e detyruar t‘i paguajë Ronaldos 3 milionë dollarët që nuk ishin derdhur ende në llogarinë e futbollistit. Kontrata mes palëve ishte 4.8 milionë dollarë, por Ronaldo do të përfitojë vetëm 1.8 milionë.