E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamini, te Milani për 5.6 mln euro në sezon

Duket se Matië Flamini ka mbyllur gjithçka me Milanin dhe do të jetë pjesë e kuqezinjve gjatë sezonit të ardhshëm. Futbollisti i Arsenalit është një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me "topçinjtë" ka përfunduar. Për këtë arsye ai ka arritur të bindë drejtuesit e skuadrës italiane për një rrogë shumë të lartë, e cila mendohet të jetë 5.6 milionë euro në sezon. Sipas mediave italiane, mesfushori francez do të nënshkruajë brenda ditëve të ardhshme një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, duke u bërë blerja e parë e rëndësishme për edicionin e ardhshëm. Edhe mediat angleze kanë konfirmuar tashmë largimin përfundimtar të Flamini drejt Italisë, ashtu si faktin që Arsenali po kërkon një zëvendësues. Trajneri Venger po interesohet për Niko Kranjcar të Portsmuthit, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Flaminisë dhe të Hleb, që duket se do të shkojë tek Interi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›