Topi dekoron me Urdhrin “Nderi i Kombit” 37 intelektualët e vrarë më 1944
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar dje me Urdhrin “Nderi i Kombit” 37 intelektualët e Tiranës të vrarë nga diktatura komuniste prej 28 tetor – 16 nëntor 1944. Ky nderimi i bërë nga Kryetari i Shtetit përkon me 65-vjetorin e masakrës së terrorit komunist në Tiranë, i cili u mori jetën këtyre personave. Me këtë rast në Presidencë është organizuar një ceremoni solemne. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit, Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit u dorëzoi Urdhrin dhe dekretin e dekorimit familjarëve të intelektualëve të nderuar: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Mumtaz Kokalari, Vesim Kokalari, Ismail Petrela, Muharrem Lleshi, Muharrem Liku, Abdulla Saraçi, Jorgji Mema, Nebil Çika, Hamid Greblleshi, Subi Topulli, Kapllan Deliallisi, Jakup Deliallisi, Shefqet Deliallisi, Anton Fekeçi, Isuf Allamani, Boris Belevski, Minella Toçi, Selim Kelmendi, Selaudin Korça, Lluka Xhumari, Ali Panariti, Rakip Kalenja, Hasan Dine, Azis Blloshmi, Faik Shkupi, Mehmet Dada, Rifat Tërshana, Aleks Mavraqi, Selman Shtjefni, Petraq Pekmezi, Ndue Pali, Syrja Kokalari, Bajram Cuka, Lorenc Rasha. Motivacioni i dekoratës ishte: “Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore”. Zoti Bahri Liku, i ati i të cilit ka qenë një nga viktimat, shprehu mirënjohjen ndaj vendimit të marrë nga Topi. “Në emër të familjarëve përshëndesim Presidentin e Republikës për këtë vlerësim kaq të madh që po u bëhet prindërve tanë. Njëkohësisht falënderojmë shoqatën me Azem Allçin, Besim Ndregjonin dhe drejtorin e Qendrës së Rehabilitimit të Viktimave të Torturave, zotin Kati, që na ka dhënë ndihmesën për këtë punë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009