Aksidentet, Basha: “Mungon sinjalistika”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë këtij viti mbi 300 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore. Trajnimi i policisë rrugore dhe puna për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve duhet të jenë prioritete me qëllim uljen e numrit të aksidenteve. Kështu është deklaruar shefi i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan, gjatë një inspektimi të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha, të efektivave të policisë rrugore pas përfundimit të trajnimit të tyre nga misioni PAMECA. “Besoj se këtë vit numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore është mbi 300. Në Shqipëri numri i aksidenteve në lidhje me numrin e makinave krahasuar me Austrinë është tetë herë më i lartë. Prandaj duhet që të gjithë faktorët të bashkërëndojnë punën me qëllim uljen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Drejtuesit e mjeteve këtu e ulin shpejtësinë kur janë afër policit, ndërsa pasi e kalojnë atë e vendosin këmbën mbi gaz dhe ikin më shumë shpejtësi. Një gjë e tillë nuk është fare kënaqësi”, - theksoi Lohan. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, së bashku me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan, vëzhguan dje nga afër sesionet e trajnimit të policëve të qarkullimit rrugor nga oficerë të policisë austriake dhe sllovene, në kryqëzimin rrugor pranë Shkollës Teknologjike në Tiranë. Në këtë trajnim që mundësohet nga misioni PAMECA III i BE janë përfshirë rreth 150 efektiva të policisë rrugore nga i gjithë vendi. Trajnimi synon të përmirësojë formimin profesional të punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor me praktikat dhe standardet evropiane për sa i përket sigurisë individuale gjatë kontrollit të makinave dhe përzgjedhjes së vendeve të duhura për kontrolle, menaxhimin e përshtatshëm të kryqëzimeve, ndarjen e detyrave etj. Objektiv i trajnimit është përmirësimi i trafikut brenda qendrave urbane, si dhe parandalimi dhe ulja e numrit të aksidenteve në rrugë. Ministri Basha theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Transporteve dhe institucioneve të pushtetit vendor për çështjet e përmirësimit të cilësisë së qarkullimit rrugor. “Qeveria është zotuar të ketë një reduktim të aksidenteve vit pas viti për të arritur në një shifër sa më të vogël gjatë këtij mandati katërvjeçar. Kjo duhet të shihet si prioritet nga të gjithë aktorët, duke përfshirë edhe institucionet e pushtetit vendor, si institucione përgjegjëse për pajisjen dhe funksionimin me sinjalistikën e nevojshme, duke filluar nga semaforët, tabelat qarkulluese pranë qendrave urbane etj,- u shpreh ministri Basha.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009