E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet në Tiranë java IX e kinemasë spanjolle

Filmat E titulluar “Europa në ekran”, veprimtaria do të zgjasë deri më 23 qershor

U çel dje në Tiranë java IX e kinemasë spanjolle, e cila kësaj here vjen në titullin “Europa në ekran”. Përgjatë një jave, deri më 23 qershor, në kinemanë “Imperial” në Tiranë do të shfaqen disa filma spanjollë realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së, si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që si Spanja ashtu edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit. Ato do të vijnë si një reflektim i aspekteve të ndryshme të shoqërisë europiane, sipas vështrimit të kinemasë spanjolle. Kështu e çeli mbrëmë këtë javë të filmit spanjoll, filmi “Qetësia para Bach”-ut (2007), me regji të Pere Portabella. Në këtë inaugurim mori pjesë edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio. Sot do të projektohet filmi dokumentar “Kutitë spanjolle” (Las cajas españolas), prodhim i vitit 2004, i cili vjen nën regjinë e Alberto Porlan. Do të shfaqen pas tij filmat “Një frang, 14 peseta”, “Ekspresi i Jugut” dhe për ta mbyllur është menduar projeksioni i filmit “Ajo çfarë di unë për Lolën”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›