E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi FP7, nis përgatitja e propozimeve

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Zyrën Austriake të Koordinimit në Shkencë dhe Kërkim (ASO), organizon në datat 19 dhe 20 prill 2011, në Tiranë, dy seanca trajnimi, me qëllim mbështetjen e aplikuesve potencialë në përgatitjen e projekt propozimeve të Programit FP7, me pjesëmarrjen e ekspertit të mirënjohur në nivel ndërkombëtar Sean Mçarthy. Më 19 prill do të organizohet trajnimi njëditor “Si të shkruajmë një propozim konkurrues në Programin Kuadër 7”, duke mbuluar të gjitha aspektet e aplikimit në programin FP7. Më 20 prill do të organizohet aktiviteti gjysmëditor “Si të marrim pjesë në FP7 në mënyrë konkurruese”, duke iu drejtuar audiencës që dëshiron të njihet me strukturën e FP7 si dhe rregullat e procedurat bazë të aplikimit.

Këto dy kurse trajnimi sjellin së bashku përfaqësues të kërkimit shkencor nga universitete publike dhe private, shoqëria civile, institutet publike të kërkimit si dhe organizatat e biznesit në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›