E Diel, 1 Nëntor 2026

Kronika e mbledhjes/Balla: Mbeta jashtë Kryesisë se s’kam lindur në Tiranë - Arta Dade përplaset me Marko Bellon për çështje bote

03-12-2011 / Gazeta 55

Në kushtet e mungesës së surprizave të mëdha, pasi fshesa dhe fortuna në PS dihej dhe ishte paralajmëruar prej muajsh të tërë, Rama ka menduar të argëtojë veten me zemërimin e Taulant Ballës dhe grushteve të Arta Dades me Marko Bellon, se ky i fundit i ka zënë vendin në grupin e punës që do monitorojë raportet e PS me politikën e jashtme. Deputeti Balla ka fajësuar vendlindjen e tij, Librazhdin, për mos qenien në listën e re të anëtarëve të Kryesisë. “Kam lindur në Librazhd dhe kush nuk lind në Tiranë, nuk ngrihet në detyrë nga Rama”- mësohet të jetë shprehur deputeti Balla, pas njohjes me propozimet për Kryesinë dhe Sekretariatin. Nëndrejtimin e PS nga Rama, figura politike e Ballës veç ka njohur rënie. Më shqetësuese situata ka qenë për Arta Daden, e cila vinte dje në mbledhjen e asamblesë si përfaqësuese e rëndësishme e sekretariatit, me postin e saj si Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Por, zhgënjimi s’do vononte. Megjithatë, Rama kishte menduar t’i kthente buzëqeshjen, pasi ishin dhënë sinjalet që ajo do të votohej në Kryesi. Para se Rama të jepte garanci për renditjen e saj mes fituesve, Arta Dade shkaktoi një incident banal me kolegun e saj, Marko Bello, të cilin ajo e akuzoi se i kishte zënë vendin padrejtësisht në grupin e punës për orientimin politik të PS (kryesisht të politikës së jashtme). Situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e anëtarëve të asamblesë të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës. Rezultati s’ishte surprizë, Dade humbi kryesinë por fitoi Kryesinë, edhe pse u votua me vetëm 111 vota, nga 210 anëtarë të Asamblesë. Ndërsa Bello, s’ka as Kryesinë dhe as Sekretariatin, ndërsa pikëpyetjet e shoqërojnë vazhdimit të bëhet “mendim ndryshe” apo të qëndrojë nën vetullat e Edi Ramës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›