Tahiri: Arrihet marrëveshja për menaxhimin e kufirit
BRUKSEL- Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e kufijve, por e cila nuk është konfirmuar ende nga pala serbe.
Shefja e delegacionit kosovar sqaron se me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë, ndërkohë që thekson se jnaë mbrojtur interesat e Kosovës.
“Jemi pajtuar në parim për menaxhimin e integruar të kufirit. Marrëveshja nënkupton që ajo të zbatohet në gjashtë pikat doganore mes Kosovës dhe Serbisë. Janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri para pak çastesh në një prononcim për RTK.
Tahiri ka sqaruar se me këtë marrëveshje, Serbia ka filluar ta pranojë realitetin e krijuar në Kosovë.
“Kjo është një lëvizje e madhe e Beogradit. Ndërkohë, që kjo marrëveshje që do të nënshkruhet nga tri palët, është konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”,- ka thënë Tahiri.
Tahiri theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tani pritet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.
Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajtën sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
(el.me/BalkanWeb)