E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro vishet si “bomber”

 

Klodian Duro është i papërmbajtshëm. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sërish dje në kampionatin qipriot, duke arritur në kuotën e katër golave në dy ndeshjet e fundit. Skuadra e tij, Omonia Nikosia, shkatërroi 7-1 ekipin e Enosis Paralimnin. Mesfushori shqiptar ka shënuar në minutën e 70-të, duke thelluar diferencën e golave. Ai ishte padyshim një ndër më të mirët e takimit, pasi ka dhënë edhe asistin e golit të dytë të shënuar në minutën e 18-të nga Kaiafas. Ky ishte goli i shtatë sezonal për të dhe i pesti në kampionat. Dy golat e tjerë 32-vjeçari i ka realizuar në Kupën UEFA. Duro i ka bërë një dhuratë të bukur vetes për ditëlindje (mbushi 32 vjeç më 21 dhjetor), duke shënuar sërish gola. Një javë më parë ai realizoi tre gola kundër APOK-ut. Omonia kryeson kampionatin qipriot me 36 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›