Çelsi, 125 milionë euro për tri blerje
Kur mungon më pak se një javë nga ndeshja e parë zyrtare, Çelsi fillon të lëvizë seriozisht në merkato. Roman Abramoviç ka përgatitur një superofertë me vlerë 125 milionë euro (100 milionë sterlina), për të siguruar shërbimet e Andrea Pirlos, Frenk Riberi dhe Serxho Agueros. Sipas së përditshmes "Daily Mail", mesfushori i Milanit pritet t‘i shtohet kontingjentit të drejtuar nga Karlo Ançeloti përpara fundjavës: trajneri i ka bërë të qartë krerëve të klubit se Pirlo është një lojtar kyç për rombin që ka ndërmend të ndërtojë në mesfushën e bluve. Përfaqësuesit e londinezëve do të takohen sërish me homologët e tyre nga rruga "Turati", për t‘i paraqitur kuqezinjve një ofertë të re: 15 milionë euro (12 milionë sterlina) plus kartonin e sulmuesit Klaudio Pizarro. Nëse marrëveshja mes palëve do të arrihet, 30-vjeçari Pirlo mund të prezantohet me tifozët e rinj që prej finales së Superkupës (Community Shield), sfidë e cila do të zhvillohet të dielën në "Uembli" kundër kampionëve të Mançester Junajtid. Problemi kryesor i marrëveshjes mbetet frika e drejtuesve të Milanit nga reagimi i tifozëve: mbështetësit e "Djallit" kanë kontestuar vazhdimisht klubin gjatë kësaj vere, pasi Ançeloti, Maldini dhe Kaka u larguan nga "San Siro". Zv/presidenti Galiani dhe trajneri Leonardo kanë deklaruar vazhdimisht se Pirlo nuk është në shitje, por ata e kanë të qartë se mesfushori dëshiron me patjetër t‘i bashkohet Ançelotit në "Stemford Brixh".
Merkato e Çelsit nuk përfundon këtu. Kur pranoi të mos largohej nga skuadra, kapiteni Xhon Terri i ka kërkuar Abramoviçit që të përforconte skuadrën, duke afruar emra të mëdhenj. Kaq ka mjaftuar që në listën e merkatos, përveç Pirlos të figurojnë edhe emrat e Agueros dhe Riberisë. Ylli argjentinas kërkohet edhe nga Junajtid, ndërsa Atletiko e Madridit pretendon 50 milionë euro për kartonin e lojtarit. "El Kun" pretendon 250 mijë euro rrogë javore, por ai duhet të ulë pretendimet, në mënyrë që të transferohet në Premierligë. Më i vështirë duket operacioni "Riberi", pasi duket e vështirë që Bajerni i Mynihut të shqyrtojë ofertën me vlerë 35 milionë euro. Bavarezët kanë deklaruar se francezi është po aq i mirë sa edhe Kristiano Ronaldo, e për këtë arsye edhe çmimi për ata që interesohen të blejnë lojtarin është i njëjtë (pra 94 milionë euro).