Çelsi e Liverpul në gjysmëfinale
• Çelsi dhe Liverpuli do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Ky ka qenë verdikti i dy ndeshjeve të kthimit të luajtura dje në mbrëmje. Sfida më emocionuese ka qenë ajo e luajtur në “Anfield Road”, ku Liverpuli mundu Arsenalin me rezultatin 4-2, duke regjistruar gjysmëfinalen e tretë radhazi në këtë kompeticion. Diabi kaloi në avantazh topçinjtë, por Hipia barazoi shumë shpejt, ndërkohë që Torres fiksoi shifrat në 2-1. Arsenali barazoi me Adebajorin në minutën e 84-t, por vetëm një minutë më pas afrikani shkakton një penallti, që transformohet në gol nga Xherard. Në minutën e fundit ka kohë edhe për një gol të Babelit. Takimi i parë kishte përfunduar 1-1. Çelsi nuk e pati të vështirë të thyente Fenerbahçen me rezultatin 2-0, duke përmbysur humbjen 2-1 në Turqi. Londinezët kaluan shpejt në avantazh me anë të Ballak, ndërkohë që në minutat e fundit Lampard realizoi edhe golin e dytë. Sot do të përcaktohet edhe çifti tjetër gjysmëfinalist.