Çelsi harron Murinjon, idhulli i ri është Grant
Avram Grant është kthyer në idhullin e ri të tifozerisë së Çelsit, që ka harruar shumë shpejt adhurimin për ish-trajnerin Murinjo, pasi izraeliti arriti të siguronte pjesëmarrjen në finalen e Ligës së Kampioneve. Tekniku që zëvendësoi portugezin pas fillimit të sezonit, nuk ka qenë një figurë e dashur për tifozët e lojtarët, por rezultatet e tij kanë treguar të kundërtën. Në këtë mënyrë, ai ka fituar besimin e të gjithëve, duke marrë edhe lëvdata nga skuadra për punën e shkëlqyer që kishte bërë. Menjëherë pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampioneve, kapiteni Xhon Terri ka ftuar të gjithë kritikët që të mos spekulojnë më për të ardhmen e Grant, duke e cilësuar si të shkëlqyer punën që ai kishte bërë me ekipin londinez.
"Është e pabesueshme të arrish deri në këtë pikë dhe të dëgjosh njerëz që vënë në dyshim rolin e trajnerit në skuadër. Gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe rezultatet nuk gënjejnë. Po të shohësh edhe renditjen në kampionat, që kur trajneri mori drejtimin e skuadrës, kemi pasur rezultate shumë të mira", u shpreh ai, duke kujtuar faktin se Çelsi është ende në garë për titullin kampion, dy javë para fundit të sezonit. Por, sipas Territ, meritë të jashtëzakonshme për këtë arritje kanë edhe pjesëtarët e tjerë të stafit teknik, të cilët kanë bërë maksimumin që skuadra të arrinte në këto nivele. "Meritë për arritjen në finale nuk e ka vetëm trajneri, pasi duhen falënderuar edhe lojtarët, Stiv Klark dhe Henk Ten Kate, të cilët luajnë një rol të madh, duke mbajtur lojtarët të motivuar me punën e tyre", deklaroi kapiteni i Çelsit.
Ndërkohë, vetë Grant ka ftuar të gjithë kritikët që të mos vazhdojnë më me sulmet e tyre, pasi ai ka dhënë mjaftueshëm prova se është një trajner i mirë. "Që në ditën e parë të punës kam pasur shumë ‘mikroskopë‘ mbi kokë. E kuptoj kritikën para se të merresha në punë, por jo atë që erdhi pas këtij vendimi. Mua më është dashur të provoj vlerat e mia më shumë se trajnerët e tjerë. Unë e respektoj të kaluarën, por punoj për të tashmen dhe të ardhmen. Aktualisht ne po luajmë një futboll shumë të mirë. Nuk është e lehtë të luash tri ndeshje si këto gjatë vetëm 8 ditëve, pa harruar edhe kohën shtesë, ndërsa Liverpuli kishte qenë pushim. Ne kemi shkruar historinë. Finalja është shumë e rëndësishme, por të mos harrojmë se jemi ende në garë për titullin kampion. Është shumë e çuditshme që do të jenë dy skuadra angleze në Moskë. Mund të jetë një finale e madhe. Ne i kemi luajtur ndeshjet e rëndësishme më mirë se takimet e tjera, mjafton të shohësh ato kundër Arsenalit, Mançester Junajtid dhe Liverpulit", u shpreh trajneri izraelit, i cili ia dedikoi suksesin popullit të tij, në ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. "Kjo ishte një ditë e veçantë për mua. Një ditë e vështirë, por shumë e veçantë. Kjo është dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit në vendin tim. Babai im i shpëtoi Holokaustit, por varrosi me duart e tij pjesëtarë të familjes, duke qëndruar gjithmonë një person optimist. Ndaj fitorja në një ditë të tillë kishte një vlerë shumë të veçantë", deklaroi Grant.
Ranieri
"Grant duhet të fitojë finalen"
Ish-trajneri i Çelsit, Klaudio Ranieri, mendon se Avram Grant duhet të fitojë në Moskë, në të kundërt rrezikon vendin e tij të punës. "Mendoj se ai e meritonte këtë fitore. A do të qëndrojë nëse nuk fiton? Personalisht mendoj se nuk e ka të sigurt vendin nëse nuk e merr trofeun. Finalja është një arritje e madhe, por drejtuesit e klubit kërkojnë trofe", tha trajneri italian.