Çelsi kundër historisë, sot kërkon finalen e parë
Çelsi do të provojë sot të arrijë për herë të parë në një finale të Ligës së Kampioneve, kur përballë në “Stamford Bridxh” do të ketë Liverpulin, që nga ana e tij e ka fituar pesë herë trofeun më të rëndësishëm për klubet. Takimi i parë midis tyre në “Anfield Road” përfundoi 1-1 dhe ndeshja është plotësisht e hapur edhe pse skuadra e Avram Grant ka një avantazh të lehtë dhe i mjafton edhe një barazim pa gola, ndërkohë që formacionit të Rafa Benitez i mjafton një barazim më i lartë se 1-1.
Blutë janë të pathyer në 11 ndeshjet e fundit të Ligën së Kampioneve të luajtura në shtëpi, me një vazhdimësi prej tetë fitoresh dhe tri barazimin, kur humbja e fundit daton 26 muaj më parë me atë humbje 2-1 nga Barcelona në raundin e parë me nokaut në sezonin 2005-2006.
Takimi i parë midis dy skuadrave angleze ishte emocionues, boll të kujtojmë faktin se Çelsi barazoi falë autogolit të Ris në minutën e 94-t.
Statistikat në fakt, flasin për Liverpulin, që nuk ka humbur asnjë gjysmëfinale me Çelsin apo me kundërshtarë të tjerë europianë. Në kontrast blutë kanë humbur në tri gjysmëfinalet ku ka mundur të arrijë, qysh kur ekipin e bleu miliarderi Roman Abramoviç. Kështu edhe kur përballë Çelsit, të drejtuar atëherë nga Klaudio Ranieri ishte Monako, dhe e njëjta situatë u përsërit dy herë rresht me Liverpulin.
Tani Avram Grant ka mundësinë që të thyejë këtë “rekord” dhe të mposhtë jo vetëm Liverpulin, por dhe të shkojë në finalen e Moskës ruse, nga ku është edhe origjina e pronarit të klubit të famshëm londinez.
Rivaliteti midis Liverpulit dhe Çelsit u intensifikua kur në krye të klubeve në verën e vitit 2004 u vendosën dy trajnerë të ardhur nga gadishulli iberik: spanjolli Benitez dhe portugezi Murinjo.
Ata u takuan gjashtë herë midis tyre në Ligën e Kampioneve: 2 fitore për Liverpulin, një për Çelsin dhe tre barazime.
Çelsi dhe Liverpuli janë përballur edhe tri herë gjatë këtij sezoni në aktivitet shtëpiake: dy barazime barazim 1-1 dhe 0-0 dhe një fitore e Çelsit.
151 ndeshje
Dy skuadrat janë ndeshur 151 here me njera-tjetrën: 67 fitore për Liverpulin, 52 fitore për Çelsin dhe 32 barazime. Çelsi në ndeshjet e shtëpisë kundër Liverpulit: 73 ndeshje; 41 fitore Çelsi, 16 fitore Liverpuli dhe 163 barazime.
Takimet në Ligën e Kampioneve
Gjysmëfinale
27.04.2005
Çelsi-Liverpul 0-0
03.05.2005
Liverpul-Çelsi 1-0
Faza e grupeve
28.09.2005
Liverpool - Çelsi 0-0
06.12.2005
Çelsi - Liverpool 0-0
Gjysmëfinale
25.04.2007
Çelsi Liverpul 1-0
01.05.2007
Liverpul-Çelsi 1-0
(Liverpuli u kualifikua me penallti: 4-1)
Gjysmëfinale
22.04.2008
Liverpul-Çelsi 1-1
30.04.2008
Çelsi-Liverpul sot
Kompanitë e basteve
BETEXPLORER
Çelsi-Liverpul
2.20 2.99 3.35
ËILLIAM HILL
2.20 3.00 3.60
Laporta: “Dëshironi Ronaldinjon? Vlen 40 milionë euro”
Një lajm zhgënjen shumë Milanin. Dhe serviret nga presidenti i Barcelonës, Laporta: “Dëshironi Ronaldinjon? Vlen jo më pak se 40 milionë euro”. Dhe njeriu i fuqishëm në “Kamp Nou”, e bën këtë njoftim në një intervistë dhënë të përditshmes sportive italiane
“Gazzetta dello Sport. Presidenti i Barcelonës shpjegon “eklipsin” në nivelin dhe formën e sulmuesit brazilan: “Pagoi shumë si të gjithë brazilianët dështimin në Botërorin e 2006-ës. Dhe gjatë këtij sezoni presioni mbi të ishte i papërballueshëm, ndërkohe që kushtëzuan shumë dhe dëmtimet në seri, të cilat bënë që të humbasë ritmin e lojës”. Për Laportën nuk ka asnjë arsye negative që ka çuar në tjetërsimin e Ronaldinjos nga një magjik, tani të padëshiruar në “Kamp Nou”. “Asnjë arsye, - nënvizon Laporta, - Ronaldinjo mbetet një djalë i shkëlqyer. Nuk ka krijuar dhe problemin më të vogël në skuadër dhe unë besoj se do të kthehet si ka qenë më parë. Ka nevojë të gjejë stimulin”. Për Laportën ofertat për Ronaldinjon nuk mungojnë, nga Milan, por dhe Anglia. Milan është më i interesuar. Laporta është kategorik: “Flitet për shifrën 20 milion apo 40 milion euro. E vërteta është se Ronaldinjo vlen të paktën 40 milion euro”. Me këtë zhvillim të ri, Milan humbet njq pistë ambicioze.
Ronaldo, skandal me travestitë
Në Brazil të gjithë flasin për incidentin më të fundit të “Fenomenit” Ronaldo. Një skandal i dritave te kuqe ka shpërthyer. Ronaldo në shoqërinë e travestiteve. Policia ka filluar hetimet dhe ajo që krijon pikëpyetje është se Ronaldo ka kërkuar ta mbyllë sa më shpejtë skandalin duke afruar 400 euro për tre travestitet. Por kërkesa e njërit prej tyre është shumë më e lartë: 20 000 euro. Ronaldo pretendon se është viktimë, por jeta e pëlqyeshme e natës, që ka shoqëruar karrierën e tij, shton një njollë të zezë në figurën fenomenit.
Berisha: “Do të kthehem më i fortë”
Sulmuesi shqiptar i Bërnlit: “Trajnerit do t’i dukem si një lojtar i ri”
Mesfushori i Kombëtares: “Gjatë kësaj vere nuk ka pushime për mua”
Besart Berisha beson se rikthimi i tij, pas një dëmtimit të gjatë e plot ankth, do të përfaqësojë në një farë kuptimi edhe një “nënshkrim të ri” për skuadrën e tij në Angli, Bërnlin, të kategorisë së dytë britanike. Anësori shqiptar mezi pret të bëjë debutimin me “Clarets”-at pas këputjes së ligamentit të gjurit gjatë një ndeshje ndërkombëtare miqësore me përfaqësuesen shqiptare kundër Maltës.
22-vjeçari duhet të presë deri në muajin gusht për të luajtur me ekipin e tij pas u detyrua me “forcë” të qëndrojë jashtë një sezoni të tërë pas dëmtimit horror. Pas një programi të gjatë rehabilitimi, - të cilin Besarti e përshkruan si një nga kohët më të vështira të jetës së tij – Berisha premton se ai do të rikthehet më i fortë se më parë, duke u shndërruar në një bonus për trajnerin Ouen Kojl. “Menaxheri kur të më shikojë duke u stërvitur, dëshiroj që ai të më mendojë si një lojtar të ri”, - thotë Berisha për faqen angleze burnleycitizen.co.uk. “Unë e di se ai do t’i japë gjithkujt shansin. Unë jam duke u nisur nga një fillim i ri. Gjatë vitit të kaluar unë e ndjeva veten se kisha përfunduar si futbollist për gjithmonë. Ishte një kohë e gjatë prej shtatë muaj, një nga më të vështirat në jetën time”, -thotë ish-sulumesi i Hamburgut. “Të çohesh çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, të vish këtu dhe të mos trajnohesh me ekipin dhe miqtë emi ishte pjesa më e keqe”, - shton lojtari i përfaqësueses shqiptare. Berisha thotë: “Unë e ndjej veten si një lojtar i ri, pasi unë nuk e kam luajtur ndeshjen time të parë si lojtar i Bërnlit. Ishte shumë i vështirë për ta sjellë kokën time në vend, unë e di se do të tingëllojë si çmenduri, por unë do të rikthehem më i fuqishëm dhe më mirë se më parë. Lojtarë me këtë lloj dëmtimi kanë nevojë gjithmonë për kohë përpara rikthimit, por unë jam përgatitur të stërvitem dy herë më fort”. Gjatë rrugës së gjatë të rikthimit, Berisha punoi shumë afër me fizioterapistin e klubit, Andy Mitchell. Shqiptari, i cili fitoi zemrat e tifozëve pas paraqitjes së shkëlqyer të tij kundër Anglisë B në “Turf Moor” vitin e kaluar, këmbënguli se ai do të vrapojë shumë gjatë verës për t’u rikthyer në një formë të jashtëzakonshme për sezonin 2008-2009. “Në këto shtatë muaj, unë mungova shumë, por gjëja më e mirë ishte se klubi gjithmonë më përfshiu në projektet e tij”, - tha Berisha. “Gjatë kësaj vere nuk ka pushime për mua. Unë do të kthehem në Berlin te familja ime, dhe çdo ditë, unë do të bëj programin tim të trajnimit, të jem i gatshëm për parasezonin dhe sfidën e ardhshme. Dëmtimi im ishte një ndër më të këqijtë që futbollistët mund të kenë. Shumë lojtarë largohen përfundimisht pas këtij dëmtimi. Por, si gjithmonë me mua, unë luftoj shumë dhe tani e di se çdo ditë mund të jetë e fundit për mua, kështu që unë do të shfrytëzoj çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje për të dhënë gjithçka timen. Përpara dëmtimit, unë isha ndoshta më i relaksuar në ndeshje dhe gjatë seancave stërvitore, por jo tani. Në këto shtatë muaj unë jam bërë më i përqendruar dhe tani unë nuk dëshiroj të mos humbas asnjë minutë”, - përfundoi Besart Berisha për faqen angleze.
Kupa Intertoto, shqiptaret kundër një skuadre qipriote
Pas rikthimit të Shqipërisë në FIFA e UEFA dhe klubet shqiptare marrin frymë. Kështu, skuadra jonë që do të marrë pjesë në Kupën Intertoto 2009 do të përballet me një skuadër qipriote. Shorti i Kupës Intertoto u hodh në Nion, më 21 prill, por atëherë Shqipërisë nuk i ishte hequr pezullimi dhe skuadra shqiptare ishte me pikëpyetje. Në Kupën Intertoto marrin pjesë skuadra nga 50 vende. Kjo do të jetë hera e parafundit që do të zhvillohet Kupa Intertoto, e lindur në vitin 1995, pasi UEFA ka marrë vendimin për ta pezulluar atë pas sezonit 2009-2010. Ndeshjet vajtjes së raundit të parë të Kupës Intertoto do të zhvillohen më 21/22 qershor dhe ato të kthimit, më 28/29 qershor. Nëse skuadra shqiptare do ta kalojë skuadrën qipriote, atëherë në turin e dytë do të përballet me një ekip zviceran. Nëse gjithçka do të shkojë mbarë në raundin e tretë na pret një skuadër bullgare ose fituesja e çiftit Maltë-Slloveni. Besa ka të gjitha shanset për të luajtur në Kupën Intertoto. Sezonin e kaluar në këtë kupë luajti Vllaznia, që eliminoi në turin e parë kroatët e NK Zagreb (1-2, 1-0), ndërsa në dytin u shpartallua nga turqit e Trabzonsporit (0-6, 0-4). Partizani është skuadra e fundit shqiptare që është përballur me një skuadër qipriote, Ethnikos Achanas: humbi 4-2 në Qipro dhe fitoi 2-1 në Tiranë.
30 Prill 2008