E Diel, 1 Nëntor 2026

UÇK pranon përfshirjen në incidentin e Bllacës, reagon BDI



UçK pranon se është përfshirë në incidentin e brezit kufitar Kosovë-Maqedoni afër Bllacës, ku pati përleshje me policinë maqedonase dhe u vra një polic, përveçse ka marrë përsipër armët e sekuestruara më 28 prill. Në një komunikatë, UçK ka njoftuar se përleshjet me armë me forcat speciale të policisë maqedonase, kanë lënë të vdekur një person nga pala armike dhe një të plagosur lehtë nga pala e saj. Sipas komunikatës thuhet se veprimtaria e UçK-së vijon në gjithë hapësirat e Maqedonisë. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit e cila është akuzuar gjithnjë për lidhje me UçK-në dhe aktivitetin e saj, e ka dënuar dhunën si të papranueshme për realizimin e qëllimeve politike dhe është distancuar duke deklaruar se personat e përfshirë në tregtinë me armë nuk kanë asnjë lidhje me të. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, ish-përfaqësues politik i UçK-së ka deklaruar se është në kontakt intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA, BE dhe NATO-n.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›