E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilareali mendon të transferojë Ivica Oliç

Vilareal është duke menduar të transferojë sulmuesin e Bajern Mynihut, Ivica Oliç në afatin kalimtar të janarit. “Nëndetësja e Verdhë” do të blejë në janar për të përforcuar sulmin pasi humbi dyshen Nilmar dhe Xhuzepe Rosi me dëmtime që do të duan muaj derisa lojtarët të rikuperohen. Oliç është kapur në radarin e Vilarealit, pasi kroati së fundi tha se do të largohet nëse nuk gjen hapësirë për të luajtur. Oliç është vetëm mbulesë për sulmuesit Mario Gomez dhe Nils Petersen te Bajerni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›