E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, fitore në 4 sfidat e fundit me Maltën

Takimi i së mërkurës, i cili do
të luhet në stadiumin "Ta
Qali" në orën 19:30, do të jetë i
shtati ndërmjet Shqipërisë dhe
Maltës. Edhe pse dy vendet tona
janë mjaft afër gjeografikisht
(pak më shumë se 1 orë udhëtim
me aeroplan me linjë direkte,
por disa herë më shumë duke
llogaritur transitet për të arritur
në La Valeta), historia e përballjeve
u takon viteve të fundit.
Përballja e parë është luajtur 14
vjet më parë, kur në gusht të vitit
1995 dy skuadrat zhvilluan një
miqësore: kuqezinjtë e drejtuar
nga Neptun Bajko humbën 2-1
ku për Shqipërinë shënoi sulmuesi
Alban Bushi. Tre vjet më
pas, rezultati final i ndeshjes (së
vlefshme për Kupën Rothmans)
ishte barazimi 1-1. Ndërkohë,
katër sfidat e fundit ndërmjet
përfaqësueses tonë dhe Maltës
kanë nxjerrë të gjitha fituese
Shqipërinë. Në shkurt të vitit
2000, skuadra e drejtuar nga Medin
Zhega fitoi 1-0 me rrjetë të
Vioresin Sinanit, me kuqezinjtë
që në atë vit koleksionuan kupën
e dytë ndërkombëtare, trofeun
"Rothmans", i cili erdhi 54 vjet
pas triumfit në Kampionatin e
7-të Ballkanik. Në tri ndeshjet
e fundit, Shqipëria ka fituar me
rezultatin 3-0. Me tre gola në
total, Bogdani është kuqeziu që
ka shënuar më shumë në portën
malteze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›