Starton grumbullimi 3-ditor
Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Artan Bushati, ka startuar dje
grumbullimin 3-ditor me lojtarët që militojnë në kampionatin
shqiptar. Duke përfituar nga impenjimi i Kombëtares së drejtuar
nga Ari Han, trajneri shkodran shfrytëzoi këtë fillim jave për të
vëzhguar lojtarët që janë pjesë e Under-21 dhe ata që aspirojnë
të veshin fanellën kuqezi. Gjatë mesditës së djeshme, skuadra u
mblodh përpara stadiumit "Qemal Stafa" në kryeqytet, ndërsa më
pas ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kompleksin e Ekipeve
Kombëtare në Kamzë. Grumbullimi është mjaft i rëndësishëm
për Shpresat, edhe sepse ndeshja e parë e të besuarve të Bushatit
do të luhet më 28 mars. Rivalja e parë në Grupin 10 eliminator të
Kampionatit Evropian 2011 për U-21 është Skocia. Federata e këtij
vendi ka bërë të ditur se do të përdorë "çarter" për udhëtimin në
Shqipëri, në mënyrë që të evitohen udhëtimet dhe transitet. Në vitet
e fundit, klubet skoceze janë ankuar se lojtarët vonoheshin shumë
dhe lodheshin fizikisht nga ndeshjet ndërkombëtare.