E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton Kupen e Shqiperise per heren e 14-te pasi mposhti Dinamon

Tirana shpëton sezonin duke fituar Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos. Në finalen e luajtur në Durrës, portieri Ilijon Lika pret tri metërsha, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1, dhe kësisoj bardheblutë do të marrin pjesë në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. Dinamo mbetet jashtë Europës, por mund të shkojë edhe më keq. Ndeshja e ardhshme për “blutë” do të jetë ajo ndaj Besëlidhjes, ku vihet në dyshim prania në Superligë sezonin e ardhshëm.

Nuk pati fitues në 90 minutat e kohës së rregullt, mes Tiranës dhe Dinamos.

Një ndeshje shumë e fortë, me ritëm, por me pak raste, të cilat gjithsesi treguan për një ekuilibër mes skuadrave. Dinamo me shumë mungesa, ku kapiteni Pisha rendon shumë.

Tirana me formacionin më të mirë dhe ngulmon me shumë në fillim, por loja e saj përveç dëshirës është shumë kaotike. Me përjashtim të disa gjuajtjeve sporadike dhe një dëshirë më të madhe nga ana e Tiranes, 15 minutat e para janë thjesht një kopje e kampionatit.

Gjuajtjet e Ferrajt, apo edhe Gilman Likes jane sinjale, por jo aq sa për të alarmuar portierët. Minuta e 17-te sjell drithërimën e parë ne portat respektive. Është Hyka, një nga me aktivet, i cili shpërthen në qendër, por topi i tij gjuajtur prej tij del vetëm disa centimetra jashtë.

Dinamo nuk pret, por godet dhe në të paren herë që zbret rrezikshëm kalon përpara. Allmuça vidhet shumë mirë nga e djathta dhe jep një asist për Bërkiç. Serbi e ka shumë të thjeshte të shënojë për blutë. Një dush i ftohte për skuadrën bardheblu.

Lojtarët luajnë, luftojnë, përpiqen shumë, por rastet janë sporadike dhe vijnë thjesht nga aksione, apo gabime te kundërshtarit. Dinamo ka hequr dore nga mendimi për sulmin dhe është Andi Lila, i cili me kokë gjuan shumë keq jashtë.

Me goditje diagonale mundohen më parë Lika e pas tij Pejiç, por pa rezultat, ndërkohe që rasti me ideal është ai i Dushkut, i cili ndërhyn në mënyrë perfekte, duke kaluar topin drejt rrjetës, por pikërisht mbi vijën e portës, kur edhe portieri Hoxha është mposhtur gjendet këmba e serbit të Dinamos, që shpëton portën e tij nga një gol i sigurt. Përfundimisht, pjesa e parë mbyllet 1-0 për Dinamon.

Pjesa e dytë është më kërkuese për Tiranën.

Në fillim, është kapiteni Lila që gjuan, por gjen në forme portierin e Dinamos, Hoxha, i cili grushton. Ky ishte preludi i golit, i cili vjen pas një minute, pra në të 53-ën, kur Pejic pas topit të marrë me kokë nga Andi Lila barazon ndeshjen. Bardheblute më kërkues, por jo më shumë fantazi dhe rezultati është vështire të ndryshojë.

Në minutën e 67-të, Bala nuk arrin të përfitojë, kur gjendet i vetëm përballë portierit Dinamovit, e po kështu në minutën e 80-te është Berkic që përballë Likës nuk arrin te përfitojë.

Tifozët duan gola dhe shkëndijën e japin ata bardheblu e me sakte “fanatiks”, të cilët në fundin e ndeshjes ndezin mbasë tymueset, që kishin përgatitur për fitimin e trofeut. Megjithatë, pas tri minutave shtesë. 30 minuta loje, të cilat duket se luhen thjesht për të ruajtur ritin edhe rregullat e lojës. Kjo sepse asnjëra prej skuadrave nuk ka më forcën dhe dinamizmin për të kërkuar fitore, apo mbase trajnerët kane menduar edhe për penalltitë.

Kësisoj finalja e barabartë e edicionit të 59-të të Kupës së Shqipërisë ia lë fatin penalltive, si në 17 nëntor të 1977 kur fitonte Tirana.
Pejiç shënon penalltinë e parë për bardheblutë, Emiliano Vila e imiton menjëherë. Një tjetër i huaj, Gozdenoviç shënon penalltinë e dytë për Tiranën në mënyrë spektakolare. Pastaj, Ilion Lika hipnotizon Ferraj duke pritur tenatitën e dinamovit. Por barazpesha vihet menjëherë, sepse Bekim Bala godet në mënyrën më të keqe të mundshme. Por Lika përsëritet dhe pret penalltinë e Nikoviçit. Elvis Sina nuk gabon, edhe Malakarne shënon. Andi Lila ka mundësinë t‘i jap trofeun Tiranës, por gabon duke vazhduar serinë e emocioneve.

Allmuca shënon për dinamon dhe seria e rregullt e pesë penalltive u mbyll në barazim. Gentian Muça rikthen në epërsi Tiranën.
Ilijon Lika pret penalltinë e tretë, këtë herë të goditur nga ganezi Opoku dhe Tirana ngre në qiell kupën e 14-të të historisë së saj.
Bardheblutë do të luajnë në Evropë sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›