E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, vidhen portofola, ora dhe celularë

Çelsi është viktima e radhës së një vjedhjeje. Nuk po flasim për arbitrat, por hajdutët që kanë hyrë në qendrën stërvitore “Cobham” dhe kanë vjedhur sende me vlerë të futbollistëve. Disa lojtarë kanë njoftuar policinë kur nuk kanë gjetur gjashtë portofola, nëntë celularë dhe disa ora të shtrenjta që mungonin në dhomat e zhveshjes. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji, por nuk është bërë publike. Megjithatë, incidenti nuk i shpëtoi medias ishullore, për shkak se lojtarët kanë qenë me të vërtetë të zemëruar me sigurinë e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›