Shtutgarti në krizë, fiton Leverkuzeni
Vazhdon kriza e rezultateve te Shtutgarti. Dje në mbrëmje erdhi edhe humbja e radhës në fushën e vet nga Hofenmhajmi 0-3, duke bërë që drejtuesit të mendojnë largimin e trajnerit Bruno Labadia. Sakaq, nuk gabon Leverkuzeni, skuadër kjo që ka fituar 3-1 në fushën e Augsburgut. Te fitorja është rikthyer edhe Verderi, i cili ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Frajburgut. Hanoveri vazhdon serinë e rezultateve pozitive në shtëpi teksa mundi 4-1 Nyrenbergun, ndërsa Borusia Mynshegladbah barazoi 2-2 me dhjetë lojtarë ndaj Hamburgut.