Super-Kavani, Napoli merr kreun e Serisë A
Një super-Kavani ka shkatërruar Lacion e Petkoviç duke i dhënë kështu jo vetëm fitoren Napolit, por edhe kryesimin e kampionatit italian (gjithsesi me pikë të barabarta me Juventusin). Sulmuesi uruguaian shënoi një tripletë përballë një Lacio të përhumbur dhe tejet të pakujdesshme në manovrat mbrojtëse. Fitore të rëndësishme kanë sigluar mbrëmë edhe Milani e Interi, dy skuadra këto që deri para një jave ishin në krizë totale. Kuqezinjtë e Alegrit iu falën këmbëve të Stefan El Sharaui në “San Siro”, teksa falë dopietës së tij mundën Kaljarin. Ndërsa Interi fitoi me shumë vuajtje në fushën e Kievos falë golave të Perreiras (goli i parë me fanellën zikaltër) dhe Kasanos. Në takimet e tjera të luajtura dje bie në sy fitorja e parë e Peskarës në fushën e vet ndaj Palermos, ku luan edhe Samir Ujkani. Edhe dje parlemitanët nuk mundën t’u largoheshin rezultateve negative, kjo edhe për faktin se luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një orë pas daljes me të kuq të mbrojtësit Von Bergen. Nuk shkoi më shumë se një barazim Roma e Zemanit, e cila edhe pse përballë kishte një Sampdoria me një lojtar më pak për minuta të tëra, nuk arriti që të administronte golin e kapitenit Françesko Toti. Ndërkohë, Katania mundi Atalantën, ndërsa Parma fitoi minimalisht në fushën e Xhenoas.
Seria A
Fiorentina-Juventus 0-0
Peskara-Palermo 1-0
Veis 86′
Milan-Kaljari 2-0
El Sharaui 16′, 82′
Roma-Sampdoria 1-1
Toti 35′/ Munari 62′
Katania-Atalanta 2-1
Spoli 52′, Barrientos 65′/ Moralez 50′
Kievo-Inter 0-2
Pereira 43′, Kasano 74′
Xhenoa-Parma 0-1
A.Lukareli 27′
Napoli-Lazio 3-0
Kavani 19′, 31′, 64′
Torino-Udinese 0-0
SOT
Siena-Bolonja
ITALI
Renditja
Nr. Ekipi ND P
1. Napoli 5 13
2. Juventus 5 13
3. Sampdoria 5 10
4. Lazio 5 9
5. Inter 5 9
6. Fiorentina 5 8
7. Katania 5 8
8. Roma 5 8
9. Parma 5 7
10. Xhenoa 5 6
11. Milan 5 6
12. Atalanta 5 5
13. Torino 5 5
14. Udinese 5 5
15. Bolonja 4 4
16. Peskara 5 4
17. Kievo 5 3
18. Kaljari 5 2
19. Palermo 5 1
20. Siena 4 -1