e="mso-bidi-font-style: normal">Përurohet përfundimi i rikonstruksionit të shkollës së përgjithshme “Skënderbeu”, në Krujë

- Përurohet përfundimi i rikonstruksionit të shkollës së përgjithshme “Skënderbeu”, në Krujë
Kryeministri Berisha përuroi rikonstruksionin e shkollës së mesme të përgjithshme “Skënderbeu”. Godina e re ofron mjedise moderne shkollimi dhe është e pajisur edhe me laborator të internetit, investim i buxhetit të shtetit.
Kryeministri theksoi se inaugurimi i shkollës bëhet në një ditë të shënuar për kombin shqiptar, në 540 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të tij kombëtar, Skënderbeut.
“Sot, është një ditë e madhe në historinë tonë kombëtare. Sot, ne kujtojmë dhe nderojmë prijësin e përjetshëm të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në 540 vjetorin e ndarjes nga jeta. Kam nder dhe kënaqësi të veçantë që e nderojmë atë sot, duke inauguruar gjimnazin e ri që mban emrin e tij.
Kryeministri vizitoi edhe kabinetin e informatikës dhe u takua e me nxënës dhe mësues. Në bashkëbisedimin me ta, Kryeministri tha se qeveria po vazhdon me vendosmëri programin e saj dhe, në të gjitha aspektet, investimi i parë dhe kryesor i saj është arsimi.
“Ne mbetemi shumë të vendosur që fëmijët tanë të shkollohen në shkolla moderne të standardeve që ata meritojnë. Qeveria do të bëjë çdo përpjekje dhe investim që ju të shkolloheni në shkolla moderne. Ndaj me këtë rast, dua të uroj së pari, të gjithë nxënësit, mësuesit, drejtuesit e saj dhe mbarë qytetarët e Krujës për këtë shkollën moderne.”
Kryeministri përshëndeti gjithashtu kompaninë e ndërtimit “Skënderbeu”, e cila, falë përkushtimit, i përfundoi punimet në një periudhë 6 mujore, duke i dhënë qytetit një shkollë të standardeve moderne.
“Firma ndërtuese “Skënderbeu” ka realizuar investimin në 6 muaj dhe, duke punuar me përkushtim e dashur për qytetin e saj, ka bërë të mundur që në këtë qytet klasat të mos kenë më shumë se 35 nxënës. Klasat janë të pajisura sipas standardeve më të mira.”
Duke vlerësuar ritmet e ndërtimit të shkollës, Kryeministri kërkoi që nën këtë shembull edhe kompani të tjera ndërtuese të përshpejtojnë ritmet e punimeve.
“Ky është një shembull konkret dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, vetëm ndjekjen e shembullit të një kompanie shqiptare si kjo, që të përshpejtojnë punimet dhe të punësojnë njerëz. Sigurisht, nëse e bën punën me pak punëtorë, do ta përfundosh për 18 muaj, por nëse kontrakton më shumë punëtorë, atëherë do t’i realizosh ato në një afat më të shkurtër.”
Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo.