E Shtunë, 31 Tetor 2026

s-serif"">- Përurohet rruga karakteristike Pazari i Krujës- Kala

-               Përurohet rruga karakteristike Pazari i Krujës- Kala

Në vijim të vizitës në qytetin e Krujës, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Ylli Pango dhe autoritete vendore përuroi rrugën e re karakteristike Pazari i Krujës - Kala, investim i qeverisjes  vendore. Më pas, nën shoqërinë e shumë qytetarëve të Krujës, Kryeministri  përshkoi  këtë rrugë deri në  Kalanë Muze te qytetit.

Me këtë rast, Kryeministri Berisha përkujtoi me nderim dhe respekt figurën legjendare të heroit tonë Kombetar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në  540 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Kryeministri e vlerësoi atë si prijësin e përjetshëm të shqiptarëve, si pjesë të qytetërimit perëndimor dhe përpjekejve të këtij qytetërimi  për të ruajtur vlerat e mëdha dhe lirinë.

Kryeministri u shpreh se kjo ditë u kremtua me inagurimin e një sërë investimesh të rëndësishme, që e bëjnë  qytetin e Krujës më të bukur dhe më funksional për jetesën e qytetarëve, si dhe më të përshtatshëm për pritjen e fluksit gjithnjë në rritje të turistëve.

Kryeministri  garantoi qytetarët e Krujës se ky qytet do të mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes së qeverisë, e cila, nëpërmjet investimeve, synon ta shndërrojë kryeqytetin historik të shqiptarëve, në një vend të standardeve të larta.

"540 vjetorin e ndarjes nga jeta të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, por do të thosha edhe të një prej prijësve më të shquar të lirisë së të gjitha  kombeve, Skënderbeut, ne e nderuam dhe e kremtuam duke inaguruar një seri investimesh të rëndësishme që e bëjnë qytetin e Krujës, kryeqytetin historik të shqiptarëve, një qytet më të bukur, më funksional, më të përshtatshëm për jetesën e qytetarëve, por, natyrisht, edhe për fluksin e madhe të turistëve në rritje, sepse këtu vijnë jo vetëm qindra dhe mijëra vizitorë shqiptarë të të gjitha anëve, por edhe qindra e mijëra të huaj, sepse Skënderbeu është pjesë e qyteterimit perëndimor dhe e përpjekjeve të këtij qytetërimi për të ruajtur vlerat e tij të mëdha, për të ruajtur lirinë.

Edhe njëherë dua të përshëndes të gjithë qytetarët e Krujës dhe mbarë shqiptarët dhe t'i siguroj se Kruja mbetet në qendër të vëmendjes së kësaj qeverie, në mënyrë që nëpërmjet investimeve ta bëjë Krujën një qytet  model. Skënderbeu i dha famën, ndërsa ne do t'i dhurojme infrastrukturën. "

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›