E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika dhe ankthi ulin kudo aksionet

konsiderohet si një ditë e
mbrapshtë për tregjet financiare
në të gjithë
botën. Aksionet në Shtetet
e Bashkuara të
Amerikës dhe në Evropë
janë tronditur nga lajmet
jo të mira që ofron vazhdimisht
sektori bankar. Indekset
e bursave të Londrës,
Frankfurtit, e të bursave
të tjera kanë regjistruar
humbje të krahasueshme
vetëm me ato të
fillimvitit. Po dje bankat
qendrore të vendeve të
ndryshme kanë futur para
ekstra në bankat e
vendeve të tyre për të
shmangur situatat e vështira.
Në tregun e monedhave
dollari është rritur
ndjeshëm si ndaj paundit
britanik, ashtu edhe ndaj
euros, për shkak të lajmit
mbi një marrëveshje të
mundshme të kongresmenëve
amerikanë në
lidhje me miratimin e paketës
së shpëtimit. Për sa
u përket tregjeve të Azisë,
investitorët kanë qenë
shumë të kujdesshëm
dhe kanë preferuar që të
presin se çdo të ndodhë
me sistemin bankar në
Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›