Çerdhja “Di dhe Dua”, një vitrinë “Chicco”-sh për të vegjlit
Autori i Lajmit: red.
Një godinë e këndshme, me 24 orë drita, për fatin e madh se është e lidhur me maternitetin e vjetër, e mbushur në ngjyra e gjelbërim, kjo është çerdhja “Di dhe Dua”. E mirëndriçuar edhe nga drita natyrale, këtu duket se është vendi ideal të lësh fëmijën dhe të marrësh rrugën i (e) qetë për në punë.
Hyjmë brenda saj. Zëra të vegjlish nuk dëgjohen. Edhe këtu i gjetëm përsëri në gjumë. Nisim atëherë të vizitojmë në majë të gishtave gjithë këtë hapësirë të dedikuar për 120 fëmijë. Lodrat e shtrenjta “Kiko” të oborrit dhe të dhomave nuk kishte si të na shpëtonin nga vëmendja. Lodra që fëmijët nuk mund t i kenë as në shtëpitë e tyre për shkak të volumit, por sidomos të çmimit, ku vetëm një e tillë shkon disa qindra mijë lekë. Duket se bashkia është treguar e pakursyer për këtë çerdhe. Shumë lodra plastike e druri, motora, djepe, soba lodre, kamiona, rrëshkitëse e komplete tavolinash e karrigesh… Thuajse gjetëm një dyqan të vërtetë lodrash. Por, problem me lodrat e rafteve! Këtu “flinin” disa pellushë të vegjël të vjetër, edhe pse nuk mungonin ca firmato të pakta me efekte muzikore e lëvizore. Edukatoret dhe drejtoresha ndihen të kënaqura, edhe pse kjo e fundit pranon vërejtjen tonë, se duhet të kishte më tepër lodra didaktike. “Na duhen disa formuese e ndërtuese,- thotë ajo- për grupet mikse. Edhe lodra me funksione”. Një pedanë e ngritur me shkallë krijon idenë e një mini-skene ku fëmijët ngjiten për të recituar dhe kënduar.
Këtu kuzhina e gatimit është më e mirë se tek kopshti 24, edhe pse në një cep muri, lagështia ka bërë të sajën. Thuhet se janë ulluqet e jashtme. Kopshti “Di dhe Dua” është rikonstruktuar në vitin 2000. Në përgjithësi është i mirëpajisur, por ka edhe një kolorit të pasur punësh dore që e stolisin. Këtu krevatat janë të gjithë të blerë me fondet e bashkisë, me përjashtim të ndonjërit ndryshe, të falur nga një prind që tashmë i ka fëmijët të rritur. Janë rreth 120 fëmijë që e frekuentojë këtë çerdhe ndër më të mirat në Tiranë. Drejtoresha na tregon se çerdhja ka një grup me fëmijë latantë (nga 6-12 muajsh) dhe një tjetër me fëmijë 12-18 muajsh. Ndërsa 7 grupet e tjera të quajtura mikste kanë fëmijë që variojnë rreth moshave 2-3 vjeç. Kaq shumë fëmijë, bebe që kanë nevojë t u ndërrohen pelenat çast e orë dhe ajri nuk është aspak i rëndë…Nëse je prind, pas kësaj je i qetë se çerdhja nuk i ka lënë asgjë mangët fëmijës për higjienën.
Por ajo që na la një mbresë të thellë, ishte pohimi se këtu po vijnë fëmijët e çerdheve private…
Pse më mirë në çerdhe sesa me gjyshe apo bebisiter në shtëpi?
-Sepse çerdhja është një mjedis social ku fëmijët mësojnë të jenë të shoqërueshëm
-Sepse atje ata kanë oreks më të mirë, duke parë njëri-tjetrin
-Sepse atje ata mësojnë të bëhen më të pavarur nga prindërit
-Sepse atje janë mënjanuar të gjitha objektet e rrezikshme, që shtëpia nuk i mënjanon dot
-Sepse atje ka hapësirë të bollshme për lodrat e fëmijëve
-Sepse atje fëmijët ndërrojnë ambient dhe dita është e larmizuar në dy mjedise: çerdhe-shtëpi
-Sepse atje ka programe edukimi dhe edukatore të trajnuara
-Sepse atje ndërtohet ushqimi mbi dieta pediatrish e dietologësh
-Se atje ushqimi para se në pjatën e fëmijës, ka kaluar kontrollin e sigurisë ushqimore
-Se atje ka mundësi për të zhvilluar lojëra në grup
-Se atje mësojnë të institucionalizohen dhe e kanë më lehtë për shkollën
-Se atje ka kontrolle periodike shëndetësore
-Se atje fëmijët janë të mbrojtur nga rreziqe si zjarri, rryma elektrike, uji
-Se atje kanë përgjegjësi të lartë për fëmijën
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008