Ja si i ushqejnë fëmijët në çerdhe
Autori i Lajmit: red.
Disa kohë më parë, një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë fliste për ushqyerjen e keqe të fëmijëve në institucione. Sipas këtij raporti, në çerdhe dhe kopshte dietat janë hipokalorike (me më pak kalori se sa duhet) dhe fëmijët vuajnë pasojat e kequshqyerjes si anemia etj. Por, menutë ushqimore që “Ballkan” ka parë në çerdhe, janë aq të mira e të kompletuara, saqë çdo prind do të donte t i kishte si udhëzues në shtëpinë e tij, në rastin kur fëmija nuk e frekuenton çerdhen. Këto menu të përgatitura nga dietologë e mjekë pediatër përmbajnë larminë e duhur dhe kaloritë e duhura për çdo grupmoshë dhe për çdo kg peshë trupore të fëmijës. Nga kontrollet e përvitshme shëndetësore që bën Ministria e Shëndetësisë, rezulton se fëmijët e çerdheve gëzojnë shëndet shumë të mirë dhe rriten në parametra të pëlqyeshëm. Qumështi, lëngu i mishit, lëngjet natyrale të frutave, prevedetë e frutave, gatimet me drithëra e perime, supërat e larmishme etj, respektohen sipas kuzhiniereve dhe edukatoreve në mënyrë perfekte. Ndërkohë, në qendrën ekonomike, nëndrejtoresha Lumturi Xhezo na thotë se çerdhet përdorin menunë e re të miratuar me vendim qeverie, që ka hyrë në fuqi në shtator 2007. “Menuja që është zbatuar para kësaj, ka qenë menuja klasike e çerdheve, që vazhdon të zbatohet në të gjitha çerdhet e Republikës.” Siç shpjegon znj. Lumturi Xhezo, ndryshimi midis këtyre dy menuve është se e vjetra përmbante shumë brumra (oriz, makarona) dhe sheqerna (qulle të ndryshme). Kurse menuja e re ka parësore frutat dhe perimet ndërsa sheqernat dhe brumërat jepen në masë më të kufizuar. Po ashtu edhe yndyrnat janë ulur. Kjo menu e re është në një linjë me konkluzionet e studimeve më të fundit botërore për mirëushqyerjen e fëmijëve “Ndër të tjera, cilësia e mishit në çerdhet tona është më e mira, cilësia e parë”, thotë nëndrejtoresha e qendrës ekonomike.
Nga menutë që kemi parë në çerdhe, na ka bërë përshtypje gramatura e madhe e mishit në vakt për një fëmijë, 90 gramë! E ekzagjeruar apo jo? Por sipas nëndrejtoreshës së Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve, kjo sasi mishi nuk përdoret vetëm për një fëmijë. “Fëmijët e grupit latant (0-1vjeç) nuk mund të hanë dot mish, -thotë ajo.- Për këtë arsye, atyre u jepet vetëm lëngu i mishit të zier dhe po kjo sasi mishi grihet për qofte, për supë dhe për puretë e ndryshme që u jepen fëmijëve të grupeve të ndryshme”. Në lidhje me plotësimin e menusë në shtëpi, Lumturi Xhezo thotë se u rekomandojnë prindërve se çfarë t u japin fëmijëve në darkë, që të mos përsërisin ushqimin e çerdhes, por ta larmizojnë. Gjithashtu, atyre u sugjerohet një menu e lirë për të dielën- ditën e pushimit për çerdhet si dhe t u japin foshnjave ato gatime që nuk mund t i japin në kopsht, si përshembull, peshk. “Nga anketimet që kemi bërë me prindërit, rezulton se ata janë shumë të kënaqur”, deklaron nëndrejtoresha Xhezo.
Drejtoresha e çerdhes “Di dhe Dua”
Ushqimi ynë, më i mirë se në kopshte private
Ka prindër të pakënaqur nga trajtimi ushqimor në çerdhet private dhe i sjellin tek ne. Në çerdhen tonë fëmijët ushqehen shëndetshëm. Kjo gruaja që mori fëmijën tani, e ka pasur në çerdhe private ku paguante 120 mijë lekë (të vjetra) në muaj. Por e hoqi prej andej se nuk ishte e kënaqur. “Nuk e hoqa për punë lekësh, por tek privati i ushqenin fëmjën shumë keq”, i kishte thënë ajo. Drejtoresha e kopshtit shtetëror “Di dhe Dua” pohon se ka plot raste, që prindërit i heqin fëmijët nga çerdhet private, sepse nuk janë të kënaqur me trajtimin ushqimor. “Na vijnë fëmijë distrofikë dhe sapo u fillojmë ushqimin këtu, shtojnë në peshë, -thotë drejtoresha. -Prindërit ndihen mjaft të kënaqur.” Kjo dekaratë na vjen e përsëritur pas një të tille të pohuar pak javë më parë nga drejtoresha e një kopshti i verës.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008