BB: Shqipëria të bëjë reforma dhe të ulë koston e investimeve
Në rast se Ballkani do të thellojë edhe më tepër marrëdhëniet me BE, rritja ekonomike do të jetë më e shpejtë dhe më e qëndrueshme; por sërish sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë, duhet të ndërmarrin më shumë reforma në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe integrimit në strukturat evropiane. Raporti thekson, se duke qenë një pikë e rëndësishme në Evropë, vendet si Kroacia, Shqipëria e Maqedonia, Mali i Zi e Serbia, duhet t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë investimeve të huaja direkte në vend të rritjes së ekonomisë, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe uljes së kostove të tyre, uljes së kostove të transportit etj. Sipas krerëve të Bankës, objektivi është rritja e bashkëpunimit dhe hapja e tregjeve mes Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës.